E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS denoncim i ri per listat zgjedhore ne Tirane

Dublimet

Pas deputeteve socialiste tashme jane edhe kandidatet ata qe po denoncojne parregullsi me listat e zgjedhesve. Gjithnje ne Tirane trajtimi i ketij problemi ka zene edhe dje nje vend te vecante ne axhenden politike te selise roze e cila ka publikuar faktet nga njesia bashkiake nr. 19. Nga gjithe verifikimi i bere nga listat perfundimtare te zgjedhesve eshte vene re se 40 persona jane lene pa qender votimi per ate dite. I garantojme te gjithe keta persona se do te kene PS-ne ne krah per te hyre me vendim gjykate dhe per te pasur te drejten e votes ne 8 maj. Nga nentori i 2010 pra ne listat paraprake ne prill te 2011 ne listat perfundimtare jane shtuar 261 persona shumica e tyre me kontrata fiktive qiraje - tha dje per mediat kandidatja socialiste per njesine nr.10 Enada Alikaj. Nje prononcim qe zbardh mbikeqyrjen qe PS-ja po i ben procesit e ka dhene kandidati per keshillin bashkiak te kryeqytetit Gent Gazheli i cili ka bere te ditur se jane verifikuar personat e shtuar por edhe emigrantet. Emigrantet jane verifikuar qender per qender e dime ekzaktesisht me emer mbiemer se kush do vije te votoje ne 8 maj - tha ai. Ndersa deputetja Ledi Shamku ka dhene nje shifer tjeter qe e ploteson shqetesimin e PS-se per listat teksa sipas saj jane identifikuar 400 persona qe jane levizur nga njesia ne njesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›