Ne Kamez serish qendra votimi ne lokale private
Bashkia Kamez shfaqet si nje nga pikat e nxehta te diskutimit per vendosjen e Qendrave te Votimit per zgjedhjet lokale te 8 majit ne mjedise private. E vendosur si teme qendrore ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve vendosja e QV-ve ne ambiente private eshte miratuar sipas kerkeses socialiste vetem pjeserisht. Pas debateve te shumta KQZ-ja i ka hapur rruge kerkesave te PS-se duke lene per rishikim vetem 4 QV ne Kamez per te cilat eshte ngritur pretendimi se jane vendosur ne ambiente te papershtatshme dhe per me teper ne nje kohe kur mjediset publike jane te disponueshme. Ne aktin e miratuar nga KQZ i kerkohet drejtuesit te njesise vendore Kamez Xhelal Mziu qe te rishikoje perzgjedhjen e QV-ve me nr.1596 1594 1592 dhe 1575 te cilat nga hetimi administrativ i kryer nga inspektoret e KQZ-se rezultojne se nuk i plotesojne kriteret e vendosura ne ligj lidhur me madhesine e ambientit. Nderkohe po per te njejten ceshtje komisioni miratoi me vote unanime edhe disa vendime per caktimin e qendrave te votimit ne objekte private ne qarqet Shkoder Lezhe Diber Kukes dhe Tirane.