Wollfarth gazetaret te kene akses ne fushate
Ndoshta edhe me teper se ne te kaluaren tani media do te luaje nje rol kryesor ne informimin e publikut dhe ne shqyrtimin e aktivitetit te partive politike. Pra eshte nje pergjegjesi jo e vogel e atij qe njihet si pushteti i katert. I nxis te gjitha organet e medias se shkruar dhe elektronike qe te tregohen te drejte dhe te ekuilibruar ne menyre qe gjithe qytetaret te kene mundesi te vendosin vete se per cilin do te votojne. Sa i perket ceshtjes shume te diskutueshme te sages se kasetave te gatshme nga partite politike sinqerisht mendoj se eshte shume here me mire qe gazetaret te raportojne duke pasur akses te drejtperdrejte ne aktivitetet publike. Thene kjo kasetat e gatshme nuk jane gabim ne vetvete por kur transmetohen ne televizion duhet te thuhet qarte qe jane material i partive politike ne menyre qe shikuesit te mund te dallojne gazetarine nga ajo cfare eshte thjesht reklame e partive politike.