E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen vizat mes Shqiperise dhe Brazilit

Brazil 28 tetor 2011 NOA - Ne kuader te vizites zyrtare ne Brazil Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u prit ne nje takim te vecante nga Ministri i Puneve te Jashtme te Brazilit Ambasador Antonio de Aguiar Patriota.

Dy homologet nenshkruan kater marreveshje dhe memorandume marreveshja per heqjen e vizave midis dy vendeve marreveshja e bashkepunimit midis dy Ministrive te Jashtme memorandum mirekuptimi midis dy Akademive Diplomatike per bashkepunim reciprok dhe trajnim te diplomateve si dhe memorandumin per bashkepunimin ekonomik.

Ministri Haxhinasto vleresoi marredheniet midis dy vendeve dhe nenvizoi se kjo vizite e cila kryhet ne 50 vjetorin e vendosjes se marredhenieve diplomatike perben nje moment historik per nje dinamike te re ne marredheniet midis dy vendeve.

Bashkepunimi ekonomik duhet te shtrihet ne fusha te tilla si turizem energji infrastrukture burime natyrore etj. Investimi ne Shqiperi duhet pare ne nje kontekst rajonal sepse tregu rajonal po integrohet gjithnje e me teper duke humbur nocionin e tregjeve kombetare. Shqiperia perben nje qender per vendet qe investojne ne rajon. Bashkepunimi dypalesh duhet te zgjerohet edhe ne aspektin kulturor tha Haxhinasto.

Nga ana e tij Ministri Patriota u shpreh se ky eshte nje moment historik ndersa marredheniet midis dy vendeve po zhvillohen me shpejtesi. Kete gje e provon me se miri hapja e ambasadave respektive. Dy vendet tona tha ai duhet te kapin kohen e humbur ne marredheniet dypaleshe dhe bashkepunimi ekonomik eshte nje drejtim mjaft i rendesishem qe duhet te zhvillohet me shpejtesi.

a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›