E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet imuniteti për tre deputetët e PS-së

Pas debateve, heqja e imunitetit u hodh në votim, ku deputeti Taulant Balla, mori 118 pro heqjes së imunitetit, ndërsa 8 votuan kundër. Ndërkohë, për deputetin Tom Doshi votuan pro 116 kolegë të tij, ndërsa 9 votuan kundër dhe 4 abstenuan. Deputeti Besnik Baraj, 107 vota pro dhe 19 kundër.

Më herët, deputetët debatuan në seancë, ku opozitarët hodhën akuza në drejtim të mazhorancës në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 janarit. Deputeti demokrat, Viktor Gumi, ka mbajtur një raport për tre deputetët dhe më pas nga foltorja kanë mbrojtur qëndrimin e tyre tre deputetët e anatemuar nga Prokuroria e Përgjithshme. I pari që mori fjalën ishte deputeti Taulant Balla, i cili shprehu gatishmërinë për t’u hetuar nga Prokuroria.

“Ndihem mirë që përfshihem ne këtë listë të pjesshme për hetimet e 21 janarit. Sot e mot do të kem krenarinë politike, morale e qytetarë të thotë se ishte në bulevard, përballë zyrës së kryeministrit në përmbushje të detyrës për të denoncuar qeverisjen e tij tribale, të korruptuar rrënjë e degë”, tha Balla. Ai shtoi se “isha në bulevard një nga qindra mijëra që meritojnë një jetë ndryshe në një vend normal, ndihem keq se edhe pasi kemi kapërcyer dy dekada komunizëm stili komunist i fabrikimit të fajit e mëkatit është gjallë, si vetë stili i komunistit Sali që vdes por nuk harron të thitë se nuk dorëzohet, që protestat e konsideron rrethim, që vrasësit i bën heronj”.

Deputeti Besnik Bare, theksoi në seancës se autorët e vërtetë të dhunës më 21 janar është mazhoranca, duke nënvizuar se “stili komunist i fabrikimit të armiqve është ende gjallë. “E pranon, unë isha komandant dhe punëdhënës i 200 mijë njerëzve atë 21 Janar? U dhashë nga një parullë, tani supozohet se unë u kam thënë godisni policinë, me të drejtë duhet të akuzohem, janë supozime. Tani, kemi një punëdhënës që është Ministri i Brendshëm, kryeministri që u dhanë gardistëve nga një armë, kurse protestuesit goditën vetëm me gurë dhe më vjen keq që plagosën policinë. Por kryeministri Berisha dhe Lulzim Basha duhet të ishin këtu dhe t’u hiqej imuniteti”, tha ai.

Deputeti Tom Doshi, tha se ishte angazhuar për të sjellë simpatizantë nga Qarku i Shkodrës, ndërsa theksoi se kishte ndërhyrë në mjedisin e turmës për ta qetësuar atë pas provokimit të policisë. “Qëllimi nuk ishte me goditë kryeministrinë. Atë ditë kam bërë çmos për të qetësuar protestuesit, kam ngrënë gaz lotsjellës si to. Sali Berisha më ka akuzuar se doja me u bë ministër i Brendshëm, i them se ambicia ime nuk është të bëhem ministër, ai më akuzon kriminel, të gjitha shpifje. Ka fut Agron Kulicin për të torturuar njerëz në burgje me gjet dëshmitarë të rremë”, tha Doshi.

Doshi akuzoi kryeministrin Berisha se ka vrarë dhe ndërkohë ka ushtruar presion dhe terror për të blerë dëshmitarë të rremë. “E vërteta ka dalë hapur vrasësi është Sali Berisha. Edhe pas 21 janarit kanë masakruar protestues Shkodran, duke ju thënë thoni se ka paguar Tom Doshi. Por, pse e bë këtë me mu Berisha? Sepse e kam mund dy herë në Shkodër, se në 20 vjet është mësu me e pa Shkodër me 1 deputet të PS. Sali Berishën e njoh për frikacakun më të madh se ka Shqipëria, vetëm një frikac si ai është i pabesë, dhe vetëm një i pabesë si ai mund të vrasë popullin e vet që proteston për të drejtat e tij, pa burrni dhe i pabesë më i madh nuk ka dalë në Shqipëri. I fali grekëve toka, vrau me SHIK-asit e tij Rmzi Hoxhën, Sali Berisha e ka fajin edhe për provokimin e 21 janarit..”, deklaroi Doshi.  /Start/

                                                                                             2012-02-02 11:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›