E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Presim 12 kriteret për statusin

Ai ishte sot në Ministrinë e Integrimit ku u nënshkrua marrëveshja Shqipëri-BE për projekte në infrastrukturë dhe në fushën e të drejtave të njeriut. "Fakti që BE e ka ruajtur nivelin e ndihmës drejt Shqipërisë dhe rajonit në tërësi gjatë një krize kaq të thellë, nuk mund të theksohet mjaftueshëm dhe nuk mund të merret si i mirëqenë", tha ambasadori Sequi.

Në këtë kontekst, theksoi ai "pritshmëritë tona për rezultatet e kësaj ndihme nuk janë modeste". Sequi iu referua më pas rëndësisë dhe përgjegjësisë për adresimin e 12 prioriteteve të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, që janë: parlament funksionues, zgjedhje të lira dhe të ndershme, administratë publike meritokratike dhe profesionale, reformë në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sigurim i së drejtës së pronës, të drejtave të njeriut dhe reforma e burgjeve.

“Këto janë çështjet prioritare që Shqipëria duhet të adresojë për të marrë statusin e vendit kandidat dhe që ajo duhet të adresojë për të siguruar përmbushjen e aspiratave demokratike dhe evropiane të shqiptarëve", shtoi. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, gjatë dy viteve të ardhshme, qeveria shqiptare do të mund të përfitojë nga një total prej 82 milion eurosh ndihmë nga BE në mbështetje të përpjekjeve për përmirësime në fusha strategjike.  /Start

                                                                                             2012-02-02 14:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›