E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet disa ligje me konsensus

Pas miratimit të kalendarit 3 javor të punimeve për periudhën 6-24 shkurt deputetët miratuan aderimin e Shqipërisë në ndryshimet e Konventës për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Doganor, ratifikimin e "Protokollit të Privilegjeve dhe imuniteteve të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për gjendjen civile". 

Në seancën e sotme u miratua gjithashtu dhe pr/vendimi “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës”, ndërkohë që u shty projektligji "për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Civil", i ndryshuar”, pasi nuk ka përfunduar ende shqyrtimi në komisione.  Deputetët votuan gjithashtu kandidaturën e Adriatik Begos si anëtar i Bordit të komisionerëve të  Entit Rregullator të Energjisë Elektrike. /Start/

                                                                                             2012-02-02 15:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›