E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet si turist maqedonas, vjedh 2 pensionistet

Nje i ri, qe dyshohet se ka ardhur nga Struga e Maqedonise, ka mashtruar dhe vjedhur dy te moshuar nga qyteti i Korces, te cilet jetonin te vetem ne banese. Me premtimin se do te merrte per disa dite me qira ambiente te shtepise, "turisti" ka arritur t'u heqe nga duart gjithe kursimet dy pensionisteve. Burime te policise se Korces thane se vjedhja ka ndodhur ne lagjen 10 te qytetit ku nje i ri ka arritur te vjedhe ne banesen e te moshuarve Nesti dhe Violeta Lapi shumen prej 130 mije lekesh te reja. Mashtruesi ka vezhguar me kujdes ambientet e shtepise dhe, me sa duket, ka mesuar edhe vendin ku dy pensionistet kishin fshehur kursimet. Violeta Lapi ka treguar ne polici se gjate oreve te pasdites se dy diteve me pare, ka konstatuar se ne shtepine e saj mungonin parate qe i kishin futur ne nje valixhe. E moshuara ka shtuar se i riu, i ka vizituar si rastesisht ne shtepi dhe ka zhvilluar per pak ore me te moshuarit biseda te temave te ndryshme. Me pas u ka premtuar se do t'u bente edhe nje shetitje ne qytet. "Turisti" i ka larguar nga banesa rreth 100 metra, duke u thene te presin sa te marre makinen. Kur cifti Lapi eshte kthyer ne banese ka konstatuar se dera ishte e hapur, ndersa kane gjetur valixhen e zbrazur.

Gezim Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›