E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalimash, plagosen 2 punetore

Dy punonjes te firmes "Bechtel Enka" jane aksidentuar dy dite me pare, ndersa punonin ne ballin e tunelit te Kalimashit ne superstraden Durres-Kukes-Morine. Burime zyrtare te firmes, bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur ne oret e mbremjes, ku gjate punes brenda ne tunel ka ndodhur nje shembje, si pasoje e se ciles eshte plagosur punetori nga fshati i Kalimashit, Selim Lugja, si dhe nje nga specialistet turq. Dy te plagosurit jane derguar menjehere ne spitalin e Prizrenit, ku kane marre ndihmen mjekesore, pas se ciles punetori shqiptar i plagosur ne dore ka lene spitalin, ndersa shtetasi turk i plagosur ne krah, vazhdon te qendroje ne spital. Ndertimi i 2 tuneleve te Kalimashit, secili me nje gjatesi prej 5,5 kilometrash, eshte pjesa me e veshtire e ndertimit te autostrades se re.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›