E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngacmojne prostituten, shqiptari ther rumunet

HOLANDE - Ka rene ne pranga nje shqiptar. Krimi ka qene pasoje e nje zenke banale mes vajzes se vrare dhe prostitutes shqiptare. I fejuari i vajzes ka nderhyre dhe ka share prostituten, ndersa tutori i saj i inatosur ka vrare ciftin rumun, duke i lene te dergjeshin ne mes te rruges. Eshte arrestuar nje shqiptar, qe dyshohet se ka vrare nje cift te rinjsh rumun, 25 janarin e shkuar dhe diten e djeshme ai eshte ekstraduar ne Torino te Italise. Emri i tij nuk behet i ditur nga policia italiane. Vrasja e dyfishte, sipas policise, ka ndodhur per nje zenke banale mes vajzes se vrare dhe prostitutes. Me sa duket, i fejuari i viktimes edhe ai i mbetur i vrare kishte nderhyre, duke share prostituten, duke i shkaktuar inat tutorit te saj.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›