E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri i Bekim Fehmiut pas djegies së trupit shpërndahet nëpër Prizren

Prizren, 20 qershor, NOA/Irma Toptani Amaneti i i tij i fundit i lënë testament ishte të digjej dhe hiri ti shperndahej në qytetin e bukur të Prizrenit, në fshatin Lumbardh, aty ku familja e tij prej vendlindjes në Sarajevë ishte shpërngulur duke u kthyer në shtëpinë e dytë.

Pesë ditë nga vetëflijimi i aktorit të madh Bekim Fehmiu, Uliksit siç të gjithë e njohën edhe në jetë, në banesën e tij në Zvezdara, në Beograd, trupi i të ndjerit Bekim Fehmiu është djegur pas ritualeve mortore dhe në prani të familjes së tij, bashkëshortes, Branka Petric dhe dy djemve, Uliksit dhe Hedonit, është shpërndarë sot nëpër tokën e fshatit Lumbardh të Prizrenit.

Kështu deklarojnë mediat kosovare, që i kanë bërë jehonë lajmit të dhimbshëm të aktorit të madh, që sikundër u mësua edhe tërheqjen e tij nga jeta artistike në Beograd e ndërmori për shkak të genocidit të serbëve ndaj shqiptarëve, një politikë kjo të cilën Fehmiu, me prejardhje nga një familje gjakovare, nuk mundi ta përtypte dot.

Ditët e fundit pas vetëvrasjes së aktorit të madh janë shprehur në intervista të ndryshme edhe dy të bijtë, Uliksi dhe Hedoni, si dhe bashkëshortja Branka Petric, e cila deklaroi edhe amanetin e fundit të bashkëshortit të saj, Bekim Fehmiu, që trupi ti digjej, dhe hiri ti hidhej nëpër Prizren.

Bekim Fehmiu, që sapo kish mbushur 74 vjeç kohët e fundit kishte pësuar një goditje të fortë psikike, që duket e kishte dobësuar fort dëshirën e tij për të jetuar, një dëshirë që sikundër thonë të bijtë varej patjetërsueshmërisht nga forca dhe vitaliteti i njeriut që skish mundur kurrë të ishte vetëm se vital.

Tashmë, edhe shpërndarja e hirit nëpër Prizren, ka një domethënie sublime, atë të mosndarjes përjetësisht nga Prizreni, dhe mbi të gjitha bashkëqytetarët e tij shqiptarë, një dëshirë që duket se Bekim Fehmiun do ta mbajë gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën si Uliksin shqiptar.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›