E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri vullkanik, Serbia e Kroacia ndalojne fluturimet

BEOGRAD- Për shkak të resë vullkanike që vjen nga Islanda, Agjencia për kontrollin e trafikut ajror në Serbi ka vendosur të mbyllë një pjesë të hapësirës ajrore në veri të vendit, njoftoi zëdhënësja e agjencisë Sladjana Popovic. Agjencia e lajmeve Tanjug citon zedhenesen e cila deklaroi se "Situata po ndiqet me kujdes dhe vendime të tjera do të merren në bazë të zhvillimeve të reja".

ZAGREB- Përgjegjës së kontrollit ajror në Kroaci, të cituar nga agjencia e lajmeve Hina bëjnë të ditur se është mbyllur hapsira ajrore në veri të vendit. Mbyllja ka nisur në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm, gjithashtu janë anuluar fluturimet nga aeroporti i Zagrebit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›