Shpërthim në Athinë, bomba në makinën e një shqiptari
Një bombë shpërtheu të shtunën në një lagje periferike të kryeqytetit grek Athinë. Fillimisht media greke informoi se shpërthimi ndodhi kur një automjet, në të cilën udhëtonin dy persona kaloi sipër një çante në një rrugë të lagjes periferike Metaxourgeio.
Të dhënat e fundit nga media helene informuan se kishte shpërthyer një eksploziv i vendosur në kofanin e një makinë që drejtohej nga një shqiptar.
Ky i fundit nuk ka pësuar dëmtime. Sipas policisë greke, ngjarja nuk ka të bëjë me një akt ekstremist, por dyshohet për hakmarrje.