PS, Tahiri: Parlamenti i Ruzhdies mban peng integrimin
TIRANE- Partia Socialiste deklaron se integrimin e vendit nuk e pengon opozita, “por keqqeverisja, parlamenti i Rruzhdies dhe pushteti i korrupsionit”.
Në një reagim nga selia rozë ndaj deklaratës që kryetari i LSI-së, Ilir Meta bëri nga qyteti i Beratit, thuhet “Opozita është vërtet i vetmi problem për Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë marrë peng demokracinë, kanë nënshtruar drejtësinë dhe po rrënojnë ekonominë e çdo familjeje shqiptare për interesat e familjeve në pushtet.”- deklaroi deputeti socialist Sajmir Tahiri.
Sipas tij opozita do vazhdojë të luftojë për “ti dhënë shqiptarëve të drejtën e votimit e për të ndalur rrënimin ekonomik.”
(s.g/balkanWeb)