Forma në kërkim të përmbajtjes
TIRANE- U be kohe qe jeta publike ne Shqiperi dominohet nga forma e jo permbajtja, nga retorika e jo veprimi konkret, nga debati sipërfaqësor që i mungon brendia, nga shpifjet cinike që kanë të bëjnë me personalitetin e individit e jo me politikat e programet zhvillimore të vendit. I tillë po kthehet nga qeveria edhe procesi i kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke u kthyer në një "sport popullor".
Ia vlen të theksojmë që në fillim se më shumë se sa numri i pyetjeve apo faqeve, rëndësia e pyetësorit të Komisionit Evropian qëndron tek skanimi që i bën progresit të vendit në përmbushjen e reformave politike, ekonomike, ligjore dhe administrative, si e vetmja mundësi për avancimin e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
është e rëndësishme të kujtojmë gjithashtu se domethënia e këtij procesi qëndron para së gjithash në adoptimin e vlerave dhe parimeve evropiane në jetën e përditshme, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të vendit. Në një farë kuptimi, BE ka shërbyer si magnet për vendet ish komuniste për të ndërmarrë disa reforma të guximshme politike që kanë të bëjnë me shëndetin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, krijimin e një ekonomie tregu funksionale dhe jetësimin e standardeve demokratike që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.
Sikurse shprehet me të drejtë Alina Mungiu-Pippidi, "Europianizimi ngjason me një kuadër që funksionon vetëm në një tërren me reformatorë që dëshirojnë të përfitojnë prej tij". E kundërta ndodh në Shqipëri për fat të keq, ku reformat mbyten nga propaganda dhe nevoja për demokratizim të mëtejshëm nga ato që janë në krye të punëve të vendit është periferike.
Dorëzimi i përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian u propagandua si një produkt "bio". Në deklarimet e kryeministrit Berisha lehtësisht vihej re një retorike impresionuese shifrash, faqesh të punuara e përkthyera nga një numër i pafundëm ekspertësh të administratës publike, saqë për një moment të shfaqej në horizont një Shqipëri surreale që nuk ka lidhje me krizën politike dhe institucionale që e ka mbërthyer që prej 28 qershorit 2009. Ndaj, edhe mund të intrigohesh se çfarë "fshihet" brenda librit blu të prezantuar në Bruksel.
Megjithatë, e sigurt është që librit blu i mungon vizioni e projekti politik përbashkues i spektrit politik e shoqëror shqiptar që tregon hartën se si do të ankorohet Shqipëria në familjen evropiane, për sa kohë çdo prezantim është kufizuar vetëm në çështje administrative, vërtetësia e të cilave mbetet të verifikohet. E sigurt është se mungon gjithashtu vullneti për të ndërtuar e konsoliduar institucione demokratike në shërbim të qytetarëve e jo pushtetit.
Përkundrejt parimeve demokratike, qeveria është kujdesur që procesin e hartimit të përgjigjeve ta mbajë të kyçur për një pjesë të mirë të institucioneve shqiptare, aktorët jo shtetërorë që preken direkt nga ky proces dhe publikun në përgjithësi, me argumentin se "publikimi i tyre do të zhvendoste fokusin e punës së administratës publike nga hartimi i pyetjeve tek debati në lidhje me përmbajtjen e tyre". As emrat dhe profilet e 1200 ekspertëve të administratës që thuhet se janë përfshirë direkt në këtë proces nuk u bënë publik asnjëherë.
Thënë ndryshe, për qeverinë rëndësi ka pasur rezultati final. Pra, dorëzimi i përgjigjeve dhe emetimi impresionues i shifrave e faqeve por jo përmbajtja e përgjigjeve që ka lidhje me ardhmërinë europiane të vendit. Në rast se do të ishte ndjekur rruga e konsultimit dhe bashkëveprimit të strukturuar koeficienti demokratik i procesit do të përmirësohej ndjeshëm falë pjesëmarrjes aktive të të gjithë aktorëve politike dhe grupeve të interesit e aktorëve jo shtetërorë.
Askush nuk ka pse të ketë dyshimin se konsultimi i grupeve politike në lidhje me çështjet që prekin veprimtarinë politike, apo konsultimi i komunitetit të medias për çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e medias, apo konsultimi i shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe botës akademike për çështjet që lidhen me veprimtarinë e tyre do ta kishte bërë procesin e kandidimit të Shqipërisë më të pjekur e më përmbajtësor.
Shqipëria ka vuajtur në të shkuarën e afërt dhe të largët nga kjo praktikë jo demokratike. Ndaj, ky proces përbën një tjetër rast të humbur për qeverinë për të treguar se është serioze në përmbushjen e standardeve minimale të një shteti anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Evropian.
(G.SH/ BalkanWeb)