Komiteti ushtarak i NATO-s do të vizitojë Kosovën
Përfaqësuesit e Komitetit ushtarak të NATO-s, të kryesuar nga admirali Giampaolo Di Paola dhe komandanti i Komandës së forcave të bashkuara aleate në Napoli, të hënën do të vizitojnë Kosovën.
Në një deklaratë për media nga KFOR-i thuhet se qëllimi i vizitës është që anëtarët e komitetit ushtarak personalisht të binden për zhvillimin pozitiv të situatës në Kosovë.
Gjatë vizitës përfaqësuesit e NATO-s do të përcjellin ushtrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e cila do të mbahet në termocentralin Kosova B në Kastriot. Synim i ushtrimit është që të dëshmohen aftësitë e FSK-së si organizatë e cila mund të përgjigjet në situatat e krizës.