Hiri vullkanik “prish” planet e Obamës

Air Force One, avioni i presidentit amerikan, Barak Obama fluturoi nga Irlanda drejt Londrës ku kreu i Shtëpisë së Bardhë do të vijojë turin e tij të vizitave në Europë.
Fluturimi u krye disa orë nga ç`ishte parashikuar, e për këtë shkak ka qenë reja e hirit të vullkanit islandez që po afrohet me shpejtësi në hapësirën ajrore britanike.
Fluturimi i Obamës për në Londër ishte parashikuar në orët e mëngjesit të sotëm.