E Diel, 1 Nëntor 2026

Histori njerëzore, Valbona 39 vjeçarja e "gozhduar" në shtrat

Valbona është 39 vjeç. Ka vite që ajo është gozhduar në shtrat nga një sëmundje e pashërueshme, e cila e ka paralizuar, dhe që për të është bërë kalvar i vuajtjeve të përjetshme. Ka dhimbje të tmerrshme në trup, të cilat i përjeton pandalshmërisht në çdo minutë të jetës. Nuk mjaftojnw me kaq vuajtjet e saj. Valbona ka vetëm ëmën e saj mbi krye, e cila ëhstë tejet e kaluar në moshë, e që të dyja së nashku janë bërë lidhëse të forta për njëra-tjetrën në këtë rrugëtim të mundimshëm. Për Gëzimen, nënë e Valbonës nuk mjafton vetëm brenga për sëmundjen e pashërueshme të së bijës, por ajo përballet cdo ditë me vështirësitë e kujdesit dhe mbijetesës. Nuk kanë njerëz që t'i ndihmojnë, të afërmit deri dhe djali i shtëpisë i ka braktisur. E vetmja e mirë materiale që gëzojnë së bashku në këtë botë, është ndihma ekonomike që kanë siguruar nëpërmjet njësisë bashkiake të kombinatit. Fatkeqësia e Valbonës dhe skamja e kësaj shtëpie, është vetëm një grimcë e atij realiteti me të cilin përballet qindra e qindra njerëz. Vetëm në njësinë numër gjashtë ku ato jetojnë, janë 336 familje në nevojë që përfitojnë , 650 invalidë,357 PAK, 119 persona të verbër, 47 paraplegjikë, 10 jetimë, dhe nga një studim i fundit janë evidentuar 1000 pleq të vetmuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›