Shpërblimi për festat,pensionistët të pakënaqur
Pensionistët marrin në dorë shpërblimin e fundvitit. Prej datës 23, në të gjitha pikat e shpërndarjes së pensioneve ka filluar të shpërndahet edhe pagesa shtesë për festat e fundvitit. Por dhurata e qevrisë për moshën e tretë nuk i ka kënaqur aspak këta të fundit. Ata thonë se shpërblimi prej 5 mijë lekësh, është i pamjaftueshëm për nevojat e një famljeje dhe tryezën e festave. Përballë rritjes së çmimeve, fenomen me të cilin këtë vit u përballën të gjitha familjet shqiptare, pensionistët thonë se me kaq para nuk blejnë dot as gjelin e detit. Për të dytin vit me radhë, me vendim qeverie, kategoria e moshës së tretë e dalë në pension, ka marrë për shpërblim në fund të vitit pagesën prej 5 mijë lekësh. Sivjet, përfitues të kësaj shumë kanë qenë edhe kategoria e punonjësve të policisë, ushtaratët dhe shërbimit informative shtetëror, të dalë në pension të parakohshëm.