Shoqata e Ndërtuesëve reagon për ligjin urbanistik
Ligji i ri i urbanistikës në strukturën e tij nuk qartëson disa pikëpamje. Aty nuk sanksionohet se cili është organi që miraton lejen e ndërtimit dhe në proçesin e gjobitjes së ndërtimeve pa leje lë vend të gjërë për abuzime ka konfirmuar Arben Dervishi i Shoqatës së Ndërtuesve. Ai gjithashtu e cilëson që edhe pse në total reformi i këtij ligji është një risi për Shqipërinë, aty nuk është futur ende koncepti i menaxhimit të pronave, jo që shteti të ndërhyjë në pronën private, por duke patur parasysh vendet europiane të cilat kanë zgjidhur këtë problem mund të realizohet që në një vend të caktuar të mos bëhen ndërtesa të cilat pengojnë civilizimin e qytetit. Përveç këtyre problem i pazgjidhur mbetet edhe çështja e bashkëpronësisë ka thënë ai. Megjithatë shoqata që Dervishi përfaqëson e përkrah këtë nisëm pasi e bën proçesin planifikimit të detyrueshëm. Në konferencën e bërë pak kohë më parë, kjo shoqatë i bëri të njohur ministrit të Transporteve Sokol Olldashi këto shqetësime. Këto probleme mund të zgjidhen më vonë me anë të akteve nën/ligjore.