E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Asamblesë së Madhe turke Toptan vizitë në Tiranë

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Koksal Toptan i shoqëruar nga një delegacion viziton Tiranën me ftesë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Kryetari i Kuvendit turk Koksal Toptan sot në orën 10.00 në selinë e Kuvendit do të zhvillojë me Kryetaren e Kuvendit një bisedë kokë më kokë dhe më pas më pas do të mbahen bisedimet mes delegacioneve parlamentare shqiptaro- turke. Në orën 11.00 të dy kryetarët e Kuvendit do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjithashtu Kryetari i Kuvendit turk Koksal Toptan do të takohet me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Pas takimeve me krerët më të lartë Kryetari i Kuvendit turk Koksal Toptan dhe delegacioni që e shoqëron atë do të kryejnë një vizitë në Shkodër, ku me këtë rast do të vizitojnë dhe disa monumente kulturore të qytetit si dhe në kalanë e Rozafës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›