Krasniqi: 21 Qershori duhet të jetë Dita e çlirimit
PRISHTINE-Edhe pse kanë kaluar 11 vjet që prej përfundimit të luftës, Kosova vazhdon të mos ketë një datë të caktuar për Ditën e çlirimit.
Zyrtarë të lartë institucional bënë të ditur për Kosovapres se kjo ditë do të duhej të ishte 21 qershori, pasi që kjo ka qenë data kur edhe është larguar ushtari i fundit serb nga Kosova.
Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur për Kosovapress se kjo çështje do të duhej të vendosej mbi bazën e një vendimi të Qeverisë, ose me Ligjin mbi festat zyrtare të Kosovës.
Sipas tij “dita më e përshtatshme ashtu siç është e vendosur edhe në shumicën e vendeve do të duhej të ishte dita kur edhe është larguar ushtari i fundit, dhe për Kosovën kjo datë është 21 Qershori”.
Por, ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UçK-së dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UçK-së theksojnë se Kosova nuk ka datë të çlirimit, pasi ende nuk është e gjitha e lirë.
Rexhep Selimi, ish-anëtar i SHP të UçK-së, ka thënë se Kosova është çliruar nga ish-regjimi serb, por autoritetet e vendit nuk kanë shtrirje në gjithë territorin e shtetit të Kosovës.
Muharrem Xhemajli, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UçK-së, ka thënë se si data më e mirë që mund të merret si ditë çlirimi do të ishte data kur ushtria dhe policia serbe janë larguar prej qytetit të fundit të Kosovës, ndërkaq sipas tij pa caktimin e kësaj date nuk mund të thuhet që Kosova është e çliruar.
Aktualisht në Kosovë, si datë zyrtare për çlirimin e vendit shënohet 12 Qershori.
(d.b/BalkanWeb)