E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dosja Selimi, shkelje gjate gjykimit”

TIRANE - Autoritetet duhet te marrin ne duart e tyre dosjen e Arjan Selimit. Keshtu eshte shprehur GSHDNJ, pas nje takimi te bere ne burgun 313, ne qeline e te denuarit. I cilesuari si kreu i grupit “Kompas”, i denuari me 16 vjet heqje lirie, pas nje muaji te futur ne greve uri, pas refuzimit te ushqimit, ndodhet ne nje gjendje shendetesore te rende. Nga ana tjeter Selimi mesohet se ka humbur aftesine per te levizur, pervec faktit te humbjes se nje perqindjeje te caktuar te peshes trupore, e ardhur kjo nga refuzimi per t’u ushqyer. Perfaqesuesit e GSHDNJ, pas kontaktit me te denuarin, kane bere me dije se ky i fundit ka plotesisht te drejte. Nga monitorimi i procesit gjyqesor te zhvilluar ne ngarkim te tij, ne Gjykate te Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, si dhe ne ate te Apelit, kane rezultuar nje sere shkeljesh te ndryshme, qe demtonin thelbin e procesit gjyqesor. Kjo, sipas avokatit te GSHDNJ, ka sjelle edhe nje vendim perfundimtar nga ana e gjykates, e cila eshte dhene ne mangesine e menyres se marrjes se provave, interpretimit te tyre dhe vleresimit perfundimtar ne dem te te pandehurve. Por jo vetem kaq, pas denimit nga Shkalla e Pare dhe kalimit te ceshtjes ne Gjykate te Apelit, i denuari mbahej edhe ne paraburgim, tej normave te lejuara nga ana e legjislacionit procedural. Nga ana tjeter, mesohet se procesi gjyqesor ne ngarkim te Selamit u karakterizua nga mungesa e provave nga ana e prokurorise, te cilat ishin te mbeshtetur vetem ne ekspertizen e zerit te denuarit, e cila nuk u faktua teresisht, por qe cuan ne denimin e tij me 16 vjet heqje lirie. Nderkohe qe, shkeljet e ligjit nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, jane kryer edhe ne rastin e gjykimit te ceshtjes se tij dy here nga i njejti gjyqtar. Keshtu, avokat i GSHDNJ ka bere me dije se i njejti gjyqtar, qe ka dhene vendimin perfundimtar per denimit e Selimit ka vendosur edhe per ekstradimin e tij. Gjykimi i dy ceshtjeve, qe kane te bejne me te njejtin te pandehur, ka cenuar edhe procesin gjyqesor. Nderkohe, jo vetem kaq, por nga ana e tyre, gjykata i ka mohuar Selimit te drejten per te pasur nje gjykim te shkurtuar ashtu edhe sic kane aktet hetimore nga ana e prokurorise. Duke pare se shkeljet e ligjit ne dosjen per gjykimin e Selimit kane qene te medha avokati i GSHDNJ shpjegon se ceshtja e tij duhet te gjykohet sa me shpejt nga ana e Gjykates se Larte, pasi ekzistojne dyshime te arsyeshme dhe objektive per ekzistencen e nje procesi jo te rregullt dhe jo ligjor. Nga ana tjeter, GSHDNJ u kerkon autoriteteve te drejtesise qe te marrin kontakte me te denuarin ne greve urie, Arjan Selimi dhe te vene ne levizje mekanizmat per trajtimin me paanshmeri te ketij rasti brenda afateve te lejuara nga ligji. Mungesa e interesimit, sipas kesaj organizate, parashikon pasoja te renda per kete te fundit, cka mund te kushtojne demtime te pariparueshme ne shendetin dhe jeten e tij.

Arrestimi i Arjan Selimit gjate operacionit “Kompas”

Arjan Selimi ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar “Kompas”, i zhvilluar me 23 qershor te vitit 2004, ne disa qytete te Shqiperise, SHBA, Itali dhe Kosove. Ne pranga rane me shume se 40 persona, por vetem 8 prej tyre u akuzuan per “trafik nderkombetar lendesh narkotike” Kapo i rrjetit te trafikut u cilesua Armando Andoni (Arjan Selimi), i cili u denuar me 16 vjet heqje lirie. Ai eshte njohur si biznesmeni me origjine nga Shkodra, qe per nje kohe te gjate ka jetuar ne Amerike, duke u cilesuar si kapo i rrjetit te trafikut te droges nga Shqiperia drejt Italise, e cila me pas trafikohej ne vende te tjera. Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda e me pas ajo e Apelit kane shpallur fajtor dhe kane denuar me Arjan Selimin dhe Arjan Shabanin me nga 16 vjet burg secili, Kujtim Popoci me 15 vjet burg, Petraq Avrami u denua me 10 vjet, Fatmir Kuci me 6 vjet po aq dhe Blenard Fejzullai, babai i tij, Muhameti, me 5 vjet e gjashte muaj. Ndersa Dritan Kuci u shpall i pafajshem.

Shkeljet

Vendimi perfundimtar i gjykatave ka lene gjurme te dukshme te nje mangesie ne menyren e marrjes se provave, interpretimit te tyre dhe vleresimit

Selimit i eshte refuzuar gjykimi i shkurtuar

Zeri i Selimit nuk u provua teresisht pas ekspertizes

E njejta gjyqtare, qe ka gjykuar procesin per ekstradimin e tij, ka kryesuar trupin gjykues e me pas ka denuar Selimin


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›