E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja “Haklaj”, rihidhet perseri ne short

Pas refuzimit te gjykimit te Hamdi Haklajt, nga ana e gjyqtares Fatmira Hajdari, ceshtja e tij eshte rihedhur edhe nje here ne shortin elektronik, i cili i ka rene per gjykim gjyqtarit Arben Kostandini. Pak dite me pare, Prokuroria e Tropojes dorezoi per gjykim prane Gjykates se Tiranes, dosjen penale ne ngarkim te Hamdi Haklajt. Transferimi ne kete gjykate u be per arsye sigurie, ashtu sikurse eshte vepruar me dosjet e tjera. Prokuroria e akuzon kete here Haklajn, per vrasjen e Halil Hoxhes, ne shkurt te vitit 1998, ne qender te Bajram Currit, per hakmarrje. Dosja penale eshte hedhur dje ne short, dhe i ka takuar pikerisht Fatmira Hajdarit. Deri ne mesdite, dosja nuk i kishte mberritur ende gjyqtares, e cila nuk mund ta gjykoje Hamdi Haklajn, per shkak te problemeve qe ka pasur me pjesetaret e familjes se ketij te fundit. Hamdi Haklaj akuzohet per nje sere akuzash te renda. Prej gati tri vitesh, ai po gjykohet ne po kete gjykate per vrasjen e Rame Hoxhes dhe mbeses se tij, Fatmira Hoxha, si dhe plagosjen e gjashte personave te tjere, me 10 qershor 2004, ne Qafe-Luzhe te Tropojes. Vrasja e Halil Hoxhes ne vitin 1998, eshte akuza e radhes qe ngrihet mbi supet e djalit te vetem te mbetur gjalle te Muharrem Haklajt. Ndersa, po hetohet dhe per vrasje te dyfishte ne Malin e Shkelzenit. Nderkohe qe ne Gjykata te Tiranes ndodhet nje tjeter proces per te pandehurin Hamdi Haklaj. I pandehuri do te gjykohet ne mungese pas marrjes se azilit politik ne Suedi pas largimit te tij nga vendi yne se bashku me familjen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›