Historia e Del Pieros, legjenda që bëri historinë e Juves
13 maji nuk ishte një ditë feste por edhe një ditë lamtumire, idhulli i tifozëve bardhezi në minutën e 56-të bëri që të përlotet Juventus Stadium. Njerëz të përlotur, një stadium që merr ngjyrat e zisë, Del Piero luan për herë të fundit në këtë stadium. Për afro 20 minuta ai përshkon për ti përshëndetur tifozët duke zhvendosur gjithë vëmendjen te ai dhe jo te ndeshja. Presidenti i Juventusit ne fund të ndeshjes e përshëndeti veçanërisht kapitenin dhe tha: Ai është dhe do të jetë gjithmonë kapiteni i kësaj skuadre. Nëse do të përmendësh Juventusin, atëherë nuk ke si mos të përmendësh edhe simbolin e saj, Alesandro Del Pieron. Për tifozët bardhezinj edhe Del Piero i dha fund të dielën karrierës me Juventusin, për ta Juve do të thotë Del Piero.
Jeta
Alesandro Del Piero, lindi më 9 nëntor 1974 në Koneliano, Veneto. Del Piero u emërua në FIFA 100, një listë e përbërë me 100 futbollistët më të mëdhenj që jetojnë, përzgjedhur nga Pele, si një pjesë e festimeve të qindvjeçarit të FIFA-s. Del Piero është votuar edhe në listën e lojtarëve më të mirë europianë për 50 vitet e fundit në Anketën e Jubileut të Artë UEFA. Në vitin 2000, Del Piero ishte lojtari më i mirëpaguar në botën e futbollit nga pagat, shpërblimet dhe të ardhurat nga reklamat. Së bashku me tre çmime në Itali, ai ka fituar edhe çmimin Golden Foot(Këmba e Artë), që ka të bëjë me personalitetin dhe aftësinë për të luajtur.
Del Piero zakonisht luan si sulmues mbështetës dhe herë pas here midis mesfushës dhe sulmit, i njohur në Itali si pozicion trekuartist. Edhe pse ai nuk është shumë i gjatë, stili i Del Pieros në lojë është konsideruar nga kritikët si krijues në sulm, duke ndihmuar në shumë gola, si dhe duke shënuar vetë. Goditjet e dënimit dhe penalltitë janë ato që i kanë dhënë një status të veçantë në botën e futbollit lojtarit. Del Piero është bërë i njohur gjatë viteve për të shënuar nga një zonë që quhet zona Del Piero ose Gol alla Del Piero, duke u afruar nga ana e majtë se zonës dhe gjuajtur një top të lartë në shtyllën e djathtë. Del Piero mban rekordin e të gjitha kohërave për golat e shënuar te ekipi i Juventus. Del Piero është edhe lojtari me më shumë prezenca dhe me më shumë gola tek Juvja.
Fëmijëria dhe karriera e hershme
Del Piero është i biri i Xhino, një elektricist dhe Brunës, një shtëpiake. Ai, si fëmijë luante rregullisht futboll në oborrin e shtëpisë me dy miq, Nelso dhe Pierpaolo. Të tre ëndërronin të bëheshin futbollistë, por vetëm Del Piero përfundimisht do të arrinte të bëhej i tillë. Vëllai më i madh, Stefano, ka luajtur për pak kohë futboll profesional për Sampdorian, para lëndimit që e detyroi të tërhiqej. Familja ka jetuar në lagjen e Sakon, një shtëpi rurale në San Vendemiano. Familja Del Piero nuk ka pasur shumë para për të udhëtuar jashtë vendit, kështu që Aleks ishte duke marrë parasysh të bëhej një shofer kamioni, me qëllim për të parë botën.
Duke luajtur për ekipin e të rinjve vendas në San Vendemiano, që nga mosha 7 vjeçare, Del Piero aktivizohej si portier. Nëna e tij mendonte se do të ishte më mirë për atë nëse ai do të luante si portier, pasi ai nuk do të djersiste shumë dhe mundësitë e tij për tu dëmtuar ishin më të pakta. Stefano, vëllai i tij, i tha nënës së tyre: A nuk e sheh se Aleks është i mirë në sulm? Del Piero nga ai moment kaloi në atë pozicion. Ai ishte duke luajtur me ekipin e tij lokal të San Vendemiano në 1988, kur u u largua nga shtëpia në moshë të re, 13-vjeç, për të luajtur me të rinjtë e Padova Calcios.
Juventus
Në vitin 1993, ai transferohet tek Juventus dhe që atëherë, nuk do të ndërronte më ekip. Del Piero bëri debutimin e tij në Serinë A kundër Foxhias në shtator 1993 dhe shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e tij të ardhshme kundër Rexhianas, pasi hyri në lojë si një zëvendësues. Më pas, ai shënoi një tregolësh kundër Parmës. Juventus morri Scudeto-n e parë pas tetë viteve në sezonin e tij të parë dhe suksese të tjera e prisnin. Me klubin nga Torino, ai fitoi kampionatin e Serie A shtatë herë (1995, 1997, 1998, 2002, 2003, 2005 dhe 2006), Ligën e Kampionëve (1996), si dhe Kupën Interkontinentale (1996). Sezoni i tij më i mirë ishte në 1997-1998, kur ai shënoi 21 gola në Serie A dhe përfundoi golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 10 gola, i cili përfshinte disa goditje dënimi prefekte, siç ishte ajo kundër Monakos në gjysmëfinale. Goli i tij në finalen e UEFA Champions League në 1997, nuk arriti të parandalojë humbjen e Juventusit ndaj Borusias së Dortmundit 3-1.
Në tetor 1998, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju, në barazimin 2-2 me Udinesen. Kjo e mbajti atë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit. Juventus luftoi pa ndihmën e tij dhe në fund zuri vetëm vendin e 6-të në kampionat.
Gjatë kësaj kohe, Del Piero fitoi pseudonimin Pinturikio, në lidhje me një koment nga ish-presidenti Xhani Anjeli, kur ai e krahasoi Del Pieron me Pinturikion, artist i rilindjes. Ai është mbiquajtur edhe nga tifozët Il Fenomeno Vero, që do të thotë Fenomeni i vërtetë, një lloj të krahasimi me Ronaldon, i cili ishte me nofkën Il Fenomeno, rival nga ana e përkrahësve të Inter.
Një prej fuqive më të mëdha të Del Pieros si futbollist, është shkathtësia e tij, që i lejon të luajë në shumë vende të ndryshme të sulmit. Ai gjithashtu ka qenë i pozicionuar si një playmaker i lindur, një vend përpara sulmuesve. Nën sundimin e Marçelo Lipi tek Juventus si trajner, Del Piero ka luajtur në sulm, duke formuar tre dhëmbëshin, së bashku me veteranët Xhianluka Viali dhe Fabricio Ravaneli. Pas kësaj, ai mori një rol me Zinedine Zidan, prapa Filipo Inzagit.
Pas Euro 2004, Marçelo Lipi u zëvendësua nga Fabio Kapelon si trajner i Juventusit. Kapelo nuk ishte i bindur për aftësitë e Del Pieros dhe e nxirrte jashtë shpesh atë, në favor të të sapoardhurit Zlatan Ibrahimoviç, një zhgënjimin për shumë tifozë. Por, Del Piero gjithsesi arriti të shënonte 14 gola dhe Juventusi fitoi titullin e 28-të të tyre në ligë, në sajë të një asisti spektakolar për David Trezeguet, i cili shënoi golin e vetëm në një ndeshje vendimtare kundër Milanit, në San Siro.
Ekspertët janë dakord se Del Piero gjeti sërish formën e tij më të mirë në sezonin 2005-06. Ai shënoi 20 gola në të gjitha kompeticionet. Sidoqoftë, ai nuk po gjente paqe me trajnerin Kapelo. Për këtë shkak, ai deklaroi për sajtin e tij zyrtar: Nëse Kapelo do të vazhdojë si trajner i Juventus, unë do të largohem.
Më 10 janar 2006, Del Piero u bë golashënuesi kryesor për Juventusin, kur ai shënoi tri herë në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, në total për klubin ishin 185 gola. Mbajtësi i mëparshëm ishte Xhiampiero Boniperti, i cili kishte shënuar 182 gola për klubin. Del Piero shënoi golin e fundit për sezonin 2005-06, para se Juventus u dënua për shkak të skandalit famëkeq Calciopoli.
Rënia në serinë B
Juventus u rrëzua në Serinë B dhe dy Scudetto-t e fundit iu hoqën, për shkak të skandalit të shitblerjeve të ndeshjeve. Del Piero njoftoi se ai do të qëndrojë si kapiten i ekipit në Serinë B. Ai bëri të ditur se lojtarët duhet të rrinë me ekipin, duke shpjeguar se familja Anjeli e meriton këtë, ashtu si edhe tifozët dhe drejtuesit e rinj. Ndërkohë që lojtarë të tillë si Zlatan Ibrahimoviç, Fabio Kanavaro dhe Lilian Turam, lanë Torinon, ai zgjodhi të qëndronte për të ndihmuar Juven në ringritje.
Në javën e fundit të sezonit 2007-2008, Piero Del shënoi dy gola kundër Sampdorias në barazimin 3-3. Këto dy gola ishin mjaft të rëndësishëm dhe e çoi atë në kuotën e 21 golave për sezonin, duke fituar edhe çmimin golashënuesi më i mirë në Serinë A, për her