E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski i gatshëm të luaj kudo

Lucas Podolski ka thënë se ai i është bashkuar Arsenalit të luaj përkrah Robin Van Persiet e jo ta zëvendësojë atë. Ylli gjerman, në fillim të këtij muaji është transferuar te skuadra angleze për 11 milion funte.

26 vjeçari ka shënuar 18 gola në 29 ndeshje këtë sezon, pavarësisht se Kolni ka rënë në Bundesliga 2.

Por me Van Persien që ka vetëm edhe një vit kontratë dhe më interesimin e madh të shprehur nga Manchester City për të, në mesin e tifozëve ka shumë paqartësi, pasi ata mendojnë së gjermani ka ardhur për ta zëvendësuar atë.

Megjithatë , ish-lojtari i Bayern Munichut, llogarit së Van Persie do të udhëheqë skuadrën edhe në sezonin e ardhshëm. Podolski insiston se ai është i gatshëm të luajë kudo në vijën e sulmit për ti ndihmuar skuadrës që të arrijë sukseset e pritura.

“Kisha një sezon shumë të mirë me Kolnin, dhe si rezultat i kësaj do të jem pjesë e Euro 2012. Pas kësaj, unë do bashkohem me shokët e rijnë te Arsenali, ku do të jap më të mirën që të arrijë suksese atje”, tha Podolski.

“Në Koln kam luajtur si sulmues dhe organizator, Në Gjermani kam luajtur në të majtë. Fatmirësisht unë nuk mendoj se në cilin pozicion do të luaj. Por, është trajneri ai që gjithmonë vendos dhe unë tentoj të bëjë më të mirën time”, u shpreh gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›