“Frigoriferi” i Shatrollit në Podujevë

Në kohën e luftës dhe të bombardimeve të NATO’s (më 1999), dy heronjtë e dramës, Atdheu dhe Liria, ndodhen brenda një frigoriferi. Ata të dy janë protagonistët e mesazhit të gjallë të dramës. Pra, e idesë së trupit dhe shpirtit të konservuar e të mbajtur brenda frigoriferit, ftohtësisë së ndjenjave, mungesës së ndjesisë për jetën... Që të gjitha bëhet përpjekje që të prolongohen disi. Droja se njeriut do t’i skadojë afati, eksplorohet brenda idesë, përderisa familja - pra, ndjesia ndaj saj - shprishet dita-ditës. Në fund, të dy heronjtë “pajtohen” që të jenë zarzavate të futura në kavanoza dhe të paketuara në frigorifer, por jo edhe të përdhunuar...
Regjisor i shfaqjes, në të cilën luajnë Dardana Mehmeti e Nexhat Xhokli, është Fatmir Hyseni.