Historia e bukurise Umberto Echo vjen ne shqip

Përkthimi në gjuhën shqipe të kryeveprës së Umberto Ekos “Historia e Bukurisë” është një vlerë letërsinë sonë e cila i vjen në ndihmë sidomos brezave të rinj të përkthimit. Shpëtim Çucka i cili e bëri këtë libër të flasë shqip, thotë se vlera tij është sa tek mënyra e të shprehurit mbi të bukurëm, po aq edhe tek bukuria e fjalës.
“ Përkthimi, kësaj rradhe, është një sfidë përsa I përket teknikës së përkthimit për të dëshmuar edhe një herë mundësive që ka gjuha shqipe për t’u ballafaquar me gjuhë kaq të lëvruara siç është italishtja. Këtë do ia lë gjykimit të lexuesit. Shpresoj tia kem arritur qëllimit që I kam vënë vetes. Në libër gërshetohet historia e imazhit me historinë e fjalës së bukur. Të shikojmë kush e fiton sfidën” thotë përkthyesi Çuçka.
“Historia e Bukurisë” është një vepër antologjike e estetikës, e botuar në më shumë se 40 gjuhë të botës. Studiues, shkrimtarë dhe përkthyes kanë promovuar këtë libër në një ceremoni ku nën tingujt e muzikës janë lexuar fragmente dhe vargje nga vepra e Ekos.
Aurela Papadhima
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 prill 2011 )