E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegatët e turpit

23-10-2011 / Gazeta 55

Redaksionale

Kush kishte teserën e Partisë Socialiste dhe asaj komuniste shkuan në votime për të zgjedhur delegatët e Kongresit të 5 nëntori. Një shifër zyrtare e Partisë Socialiste thotë se janë rreth 80 mijë anëtarë, megjithëse, përqindja e anëtare të shkuar në votime ishte tepër minimale, për të mos thënë qesharake. Është një tregues që thekson humbjen e kontaktit të udhëheqjes socialiste me bazën e saj. Kryetari i PS-së, Edi Rama po përdor mashat narko-besnike për të trembur anëtarësinë dhe mendimin ndryshme. Gjithçka bëhet për të treguar përqindjen e frikshme dhe të zakonshme të asamblesë me 99 % pro Ramës, që demonstron, sipas parimit Enverist, unitetin: Parti-Popull. Ramës i shërbejnë 880 delegatët e turpit, të përzgjedhur me pikatore prej tij, në mënyrë që ashtuquajtura “Asambleja socialiste” të përligjë “kursin e ri”, e vetmja rrugë: protesta dhe editorale.
E gjithë alternativa qeverisëse që Rama prezanton është ose djegie gomash dhe bllokim i  akseve kombëtare, apo/dhe editoriale në blogje interneti ku reagon dhe shpjegon për çështje jo jetike, megjithëse ekzotike, si fjala vjen pse doni ju qe, ne, si opozitë të rrëzojmë maxhorancën nga pushteti me Editoriale? Dhe kësaj pyetje iu përgjigj po vetë sepse vuan nga protagonizmi patologjik. Kurse elektorati socialist ka humbur orientimin sepse kryetari e drejton partinë mbi bazën e aksiomave: “Zgjedhjet në Tiranë u vodhën. Meta tradhtoi 80 000 zemrat e majta. Basha dha urdhër për vrasjet e 21janarit. Aleanca e kusarisë. Ristani gangster. Të gjitha fajet i ka Saliu e me radhë”. Aksiomat nuk diskutohen. Ato i vendos kryetari. Rama prodhon parulla dhe silogjizma në mungesë të ideve, programit dhe alternativës. U desh një intervistë e Ben Blushit, që më shumë ngjante me një platformë politike dhe ekonomike, për të hedhur në kosh gjithë kinse editorialet e Ramës.
Asambleja socialiste e 5 nëntorit, për motive të dobëta të kryetarit Rama, do të kthehet në një farsë me duartrokitje për kursin e ri, për arritjet e opozitës dy vitet e fundit, për arritjen e bojkotit, të grevës së urisë, për martirizimin e 4 panafakëve, për sekuestrimin e pritshmërisë europiane të Shqiptarëve. Asambleja do të gostisë me triumf të paparë sukseset e lartpërmendur sepse kanë ardhur si rezultat inteligjencës së pagabueshme të Ramës. Kush do të ketë kritika duhet t’i mbajë për një njëherë tjetër sepse kësaj radhe asambleja e ndritur e turpit është për përligjur rrugët e vetme, me marshe dhe demarshe të reja.
Asambleja parashkruar e unitetit rreth kryetarit Rama është paracaktuar të jetë madhështore. S’ka nevojë për ide, për programe dhe alternativa qeverisëse. C’janë këto turpe? Sesi sic tha ajo delegatja e Beratit, “nuk duam as ujë e as bukë, por vetëm uniteti i Partisë”, dhe unitet Partia e milionereve do të ketë pas zgjedhjeve të delegatëve. Kjo është unike mes partive të majta, ku gjysma e deputeteve të saj kanë 98% të pasurisë aq sa kanë të gjithë anëtaret e saj. Në krye të saj është një kryetar që ka pasuri 3.000 euro, sipas deklarimi të tij të pasurisë në ILKPD, dhe jeton në shtëpi me qira, cka është një gënjeshtër po aq unike dhe për europën perëndimore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›