E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbrit në protestë kundër ligjit të ri

Protesta e të verbrëve

Shoqata e të Verbërve Elbasan ka protestuar përpara prefekturës kundër ndryshimeve ligjore që i heqin kompensimin e energjisë elektrike, transportit dhe të telefonisë, të cilat më parë ata i përfitonin.

Me thirrje dhe parulla të verbrit kanë vazhduar protestën e tyre të mbledhur nga i gjithë qarku i Elbasanit.

Ata deklaruan se  kjo protestë kishte si qellim dërgimin e një mesazhi nga Elbasani qeverisë shqiptare, ministrisë së punës dhe të financave.

Sipas tyre në nenin 4 të konventës së OKB thuhet qarte se asnjë qeveri nuk mund të përdorë këtë konventë për të eliminuar të drejtat e tyre.

Ata kanë theksuar se ndryshimet janë miratuar në kundërshtim edhe të kërkesave të BE për integrimin e Shqipërisë.

Protestuesit të indinjuar pohuan se ligji më i fundit  po i përjashton nga shoqëria këtë kategori që ka më shumë probleme se të gjithë.

Sipas kryetarit  të shoqatës së të Verbërve Ardian Hysa tha se  po na i bëni ditët më të vështira dhe u bëri thirrje politikanëve  të ndryshojnë qëndrim.

Ne jemi viktimat e para të krizës ekonomike të Shqipërisë. Ne nuk jemi pajtuar dhe nuk do të pajtohemi me heqjen e të drejtave që na janë bërë së fundi.

Të verbrit  pjesëmarrës në protestë kanë deklaruar se do të bëjnë rezistencë nëpërmjet protestave nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.   /Bardha Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›