Historia e ezarit per shqiptaret tij

ezar Kurti nisi karriere universitare ne Katedren e Gjuhes Ruse ne vitet gjashtedhjete ne kohen kur cdo ruse quhej nje spiune e mundshme. U debua nga Tirana ne Maminas.
Perkthimet e Dantes Shekspirit Ekzyperise Dostojevksit Shallamovit i gezoi te botuara ne emigrim. Mendon se diktaturen e beri jetegjate natyra njerezore e prirur per servilizem
Dy dritare ne katin e dyte te shtepise se ezarit dhe Adelines qe poshte ka nje qebaptore i rrethojne depo uji. Dy per se gjeri nje per se larti dhe njera qe ka lene hijen e blozes e sapohequr me lufte qe burre dhe grua te emigruar prej njezet vjetesh ne Amerike u desh te bejne me fqinjet e rinj pronare te shtesave dhe sterave moderne si barqe te fryra arushash njera mbi tjetren ne nje gjume dimri.
ezari me kapelen e vogel republike eshte terhequr brenda dhomes prej ku ka pare sharrimin e pemes se vetme ne oborr. Shiu bie litar. Adelina hedh syte mosbesues brenda lagjes qe eshte bere ana e ndryre dhe e djersitur e nje shpati tej e tej lokalesh luksoze ne Bllok.
Ruse po edhe shqiptare
ezar Kurti kish qene ne Katedren e Gjuhes Ruse ne Universitetin e Tiranes ne vitet 1962-1976. Punonte profesor por i interesonte letersia. Shtepine botuese shteterore e furnizonte me recensione per librat qe duheshin botuar. Kjo pune per afro dhjete vjet. Ishte njeri i preferuar.
Mund te conte perkthime. Nuk ishin kunder kurre ia pranonin.
Shef katedre i Rusishtes me 1973 deri me 1976 kur filloi organizimi i asaj qe zoti Kurti e quan gjenocid kunder ruseve. Survejim i plote ndaj te gjithe ruseve qysh pas vitit 1961-62.
E implikuan ne nje proces politik. Mban mend qe u be nje mbledhje e madhe. Konsiderohej qe filologjia kishte intelektuale te inkriminuar. Rasti im u trajtua ne dy dite. Duhej te denohesha.
Une ne fund iu thashe keto fjale juve sot jeni mbledhur per te me hedhur balte per te me fundosur. Por do te vije nje dite kur do te perpiqeni te me shikoni ne sy do tju vij turp nga vetja.
Sot ezar Kurti mendon se ne kete pune jane perfshire intelektuale e shkrimtare qe krijuan nje mentalitet kunder rusofileve gje qe krijoi nje situate te rende per intelektualet e vertete shqiptare. Sepse shume nga keta intelektuale nuk kane qene dakord qe Enver Hoxha te prishej me ruset. Ne te gjithe mendonim se po hapej njefare drite.
Kurse kishte intelektuale qe e nxoren Hoxhen sikur me pallton e tij po mbledh gjithe revizionistet. Sigurimi i shtetit atehere u terbua. Kjo nuk eshte mire. Kjo eshte nje faqe e turpshme ne historine e shtetit shqiptar.
Prej atij oborri Filologjia qe mendohej kishte ajken e shkencave humane ezar Kurti mban mend nje histori sa per te dhene shembullin se poshtersite e njerezve qe dukej se justifikoheshin ne rrethanat kolektive e kishin origjinen te natyra e prire per servilizem dhe aspak te nje frike apo vetedije politike.
Te njejten sjellje si ndaj ruseve te ish-kolegeve te tij edhe ndaj shqiptareve e ilustron me kete rast nje grua shqiptare pedagoge e gjuhes ruse ne nje mbledhje perjashtimi u akuzua si pjesemarrese ne ato qe kish bere i shoqi.
Asaj i rane te fiket duke dale dhe ngeli ne shkallet e Fakultetit te Histori- Filologjise. Ra dhe te gjithe kaluan siper saj. Ata qe te gjithe i serviloseshin dikur.
E verteta eshte qe nuk u ktheva me ne Fakultet. Nuk u ktheva dhe nuk kam folur me me asnje.
Ndaj ezar Kurtit i lindur ne Kavaje me 1935 per mungese vigjilence u mor vendimi i qarkullimit si kuader por u dergua punetor nentoke ne minieren e Kurbneshit.
Humbja e shpreses
Une shkova atje per te mos u kthyer me. Megjithese luftova per tu kthyer. Ne Tirane jetoja me nenen time. Isha i debuar. Adelina u martua me mua kur u ktheva dhe kisha mbetur i papune.
Nga profesor ne minator. Ato dy vjet ishin kontradiktore. Se pari gjithe kjo histori ishte nje genjeshter e madhe. Nje farse e kote.
Se dyti merrej me nje pyetje
Si te shpetoj Si te mbijetoj Ne miniere punon ne erresire me nje llambe ne dore. Nganjehere ajo llamba zbehet zbehet dhe ti je ne erresire te plote. Ashtu me dukej vetja mua ndonjehere. Por mendoja do dal do perkthej Prometeun e lidhur do perkthej Danten keshtu qe duhet jetuar.
Diten kur kishte hyre ne miniere pa vetem llucen dhe erresiren. Por ata punetore qe benin punet me te renda po i dukeshin shume me te mire se koleget e fakultetit. Me ata mund te ziheshe kollaj per hicgje mund te ziheshe por kishin fundi i fundit nje respekt njerezor.
Duke pare ne fund te veprave te kongreseve te Enver Hoxhes listen e anetareve te Byrose i dilte qe deri ne Kongreset IV-V tetedhjete per qind e tyre ishte eliminuar. Dhe te them te drejten nuk shihja asnje rrugedalje as per veten as per popullin.
Shihja mentalitetin menyren e sjelljes se njerezve. Por ata ishin te gjithe servile te gjithe donin ta kishin mire me pushtetin. Dhe nuk e hapnin gojen per shume gjera. Kjo e ka bere diktaturen jetegjate. Po.
Perkthimi dhe gezimi
Kthimi pas nente vjetesh nga Maminasi ne Tirane i dha liri por jo pune. Nuk kishte te drejte botimi prej vitit 1976 deri me 1985.
Me 1990 mori nje vit leje krijuese nga Lidhja e Shkrimtareve. Kishte perkthyer Antoni dhe Kleopatra dhe Sonete te Shekspirit te cilat sot perbejne nje nga pese variantet e perkthimit ne shqipe.
Kishte perkthyer ne vitet shtatedhjete Princin e vogel edhe Toka e njerezve te Antoine de Saint Exupery. Nuk u pranua Perkthimi eshte shume i mire autori eshte shume i mire por nuk eshte koha.
E ruajti. Me 1985 lindi nje problem per botimin e Ekzyperise dhe perkthimi doli i censuruar. Per Princin e Vogel isha paguar qe me shtatedhjeten dhe me thane ka humbur. Nuk bera fjale.
Kishte perkthyer nderkohe Prometeun e lidhur te Eskilit i cili pa driten e botimit ne revisten Nentori me 1989. Kjo eshte vepra e tij e rehabilitimit. E paguar me 7 leke vargun.
Po ku ka te paguar ai Promete. Une u gezova se me botimin e tij u ca akulli
John Gallsworthy me Forsajtet Varlam Shallamovi ehovi Tolstoi me Lufta dhe paqja 1979 jane disa nga autoret qe kish perkthyer para nentedhjetes dhe disa kishin pare me kohe driten e botimit.
Perkthyes nga disa gjuhe rusishtja anglishtja italishtja frengjishtja ezar Kurti nuk ka perkthyer ndonjehere me porosi. Ne vitet e katedres se rusishtes kur u mor me lexime pak me intensive u lidh me shume me perkthimin letrar.
Pashe se duhet nderruar stili i perkthimit. Pashe se e meta e madhe ishte stilizimi stilizimi ne shume pikepamje nderrimi i kontekstit nga perkthyesi duke e zbukuruar.
Kurse perkthimi modern do saktesi shume te madhe pastaj do frymen po munde te japesh frymen e shkrimtarit. Ty te duhet te konkurrosh patjeter me shkrimtarin ne gjuhen tende te japesh tone po aq te forta po aq tingelluese po aq te vertete sa ne gjuhen tjeter.
Prandaj kur e mbaron perkthimin ke nje gezim te madh. E them kete ngaqe une kurre skam hequr dore nga deshira se do te shkruaj nje dite vete. Pastaj perkthimi te pasuron shume.
Ne emigrim ezar Kurti krijoi Kurti Publishing me te cilen botoi keto njezet vjet Antoni dhe Kleopatra 2004 Zadigu 1997 i Volterit Prometeu i lidhur 1997 i Eskilit Ferri 1996 i Dante Aligerit Kujtime nga shtepia e te vdekurve 1994 e Dostojevskit.
Ferrin e Dantes e kishte perkthyer me 1989 sepse kishte te bente me gjendjen e tij.
Dostojevskin e kishte ne plan tamam Kujtime nga shtepia e te vdekurve sepse i pelqen ajo lloj letersie qe eshte edhe art i madh edhe dokument historik. Per te njejten arsye ka perkthyer Ekzyperine.
Shallamovin po ashtu ne vitin 1991. Keta dy te fundit i ndjen me te afertit. Per Shallamovin ka dhe nje krahasim Ndersa ne burgjet e Shollzenicit shetisin mace qen lirisht dhe te burgosurit edhe i perkedhelin ne burgjet e Shallamovit as minj nuk ka se i hane.
Libri i fundit zoti Kurti eshte dicka krejt tjeter nje liber didaktike Learn Albanian qe prej vitesh ka ndihmuar te huajt te mesojne shqipen. Shitet ne Amazon.
Depot e ujit
ezar Kurti nuk mori pjese ne levizjet demokratike. Nga Italia ku iku menjehere me nje burse perkthimi kaperceu ne Amerike ku jeton sot ne Bronks Nju Jork.
Thote se gjene me te mire qe ka bere qe iku nga Shqiperia gjene me te keqe qe ka bere qe iku nga Shqiperia.
Isha i detyruar te ikja. Ishin krijuar ekipet ne menyren me te hapet. do gje qe eshte bere ne demokraci eshte bere e komanduar. Une nuk i fal ata qe me kane denuar. Sepse askush nuk me dha te drejten ti denoj per poshtersite qe kane bere. Njeriu fal vetem kur ka mundesine te fale.
Keto histori ezar Kurti i tregoi sepse ia kerkuam. Ne vrapin e jetes ai permend ne nje fjali se u dergua me pune ne miniere. Asgje me shume.
Edhe historite me shqiptare servile i kishte harruar deri kur ia kujtuan depot e ujit qe ia kishin pushtuar murin e shtepise gjithe keto vite qe familja e tij jetonte ne emigrim.
Po iken nga Shqiperia me pershtypjen se ketu nuk ka transparence ne asnje fushe as te pushtetit as te shoqerise. Ti nuk e di me me cfare eshte marre njeriu qe jeton prane teje. Nuk di me cfare parash jane ndertuar keto godina te reja por ata qe i kane ndertuar kane mesuar zanat.
Dyqanet kafenete jane kaq luksoze. Gjalleri e madhe duket por mungesa e transparences ka cuar ne grabitjen e prones publike. Prona publike eshte grabitur e tera me sa di une. Ne erdhem me deshiren te shohim mundesine te rrime me shume ketu se sa atje. Por tani duhet ta rimendojme.