E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyerje e papranueshme per myslimanet shqiptare nga Partia Popullore ne Zvicer

Nje parti me ndikim te konsiderueshem ne jeten politike te Zvicres ka publikuar foto fyese dhe provokative duke ofenduar shqiptaret dhe duke vleresuar se heqja e vizave per shqiptaret dhe boshnjaket do te sjelle pasoja negative per kete vend.


shte Partia Popullore SVP e Zvicres ajo qe ka vendosur te kerkoje nje referendum mbi emigracionin dhe kete e ka bere duke prezantuar ne publik dy fotografi qe kane si synim te vendosin ne dileme zviceranet lidhur me dy vendet te cilave iu liberalizuan vizat se fundmi Bosnjes dhe Shqiperise.


Fotot jane fare te pavenda dhe fyese por ndoshta nga Shqiperia nuk ka per te ardhur ndonje note proteste. Te mesuar me fyerje gjithfaresh ne ne Tirane ndoshta do ta kalojme edhe kete here pa ndonje reagim zyrtar kete situate.


Fotot synojne te bindin zviceranet qe te triumfoje kerkesa e kesaj partie per te bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptare dhe boshnjake ne Zvicer ngaqe ata me se shumti jane te fese myslimane - njoftoi agjensia e lajmeve NOA


Fushata ka per qellim te paralajmerojne zviceranet ne ate qe mund te ndodhe ne vend ne qofte se lejohet hyrja e shtetasve te huaj ne menyre te metejshme. Fushata vjen ne nje kohe kur zviceranet jane duke u pergatitur per te kaluar nje ligj sipas te cilit emigrantet qe kryejne krime te renda duhet te deportohen automatikisht. Fushata online eshte prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane force e madhe politike ne vend dhe nder kryesoret ne Parlament.


Ne foton e pare tregohet bregu i liqenit te Zyrihut ku gjenden disa vajza lakuriqe qe kane nxjerre vithet jashte cka per Partine Popullore zvicerane eshte realizuar per te treguar kundershtimin e tyre ndaj sjelljes se perkundert te myslimaneve me grate.


Per kete parti te djathte zvicerane shqiptare e boshnjake identifikohen ne nje kategori te vetme myslimane me sjellje te percmuara sipas kuptimit te kesaj partie.


Ne foton e dyte gjenden nje grup grash me shami ne koke dhe rroba ne trup duke u lare ne uje me balte. Sipas shpjegimit publik kjo parti tha se ne ate foto jane gra shqiptare dhe gra nga Bosnje-Hercegovina dhe paralajmeron ne menyre fyese se edhe ne do te perfundojme si keta.


Prodhimi i kesaj fushate provokative me vajzat lakuriq eshte bere sipas organizatoreve per te treguar kundershtimin e tyre ndaj myslimaneve dhe sjelljes se tyre te mbyllur me femrat.


Zedhenesi i SVP-se ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistet e ohlen ne perendim te Zyrihut dhe shtoi se ajo nuk pritet te miratohet ne shkalle kombetare. Sondazhet e fundit tregojne se 54 e Zvicres do te votojne ne favor te mases drastike ndaj emigranteve ndersa 43 kunder.


Federale e Departamentit te Drejtesise ka paralajmeruar se nje votim pozitiv me 28 nentor mund te coje Zvicren ne kundershtim me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut e cila ndalon diskriminimin ne baze te races ngjyres fese apo kombesise.


Shume pyetje dhe kendveshtrime mund te ngrihen mbi kete fushate por ajo qe me se paku duhet theksuar eshte qe zviceranet me sa duket nuk e kane fare idene se cilet jane dhe si sillen shqiptaret.


Duket qe parate e shumta qe jane shpenzuar nga qeverite e Tiranes per lobime lidhur me imazhin e vendit mund te kene shkuar kudo por nuk kane mberritur ne veshet e zvcieraneve perderisa ata besojne se grate e shqiptareve lahen ne pellgje me shami ne koke dhe rroba veshur.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›