E Shtunë, 31 Tetor 2026

Institucionet e pavarura ne Kuvend Duam para

Perfaqesuesit e institucioneve kushtetuese kundershtojne buxhetin e qeverise dhe kerkojne ndihmen e deputeteve


TIRAN - Shkurtimi qe i ka bere qeveria buxhetit te institucioneve te pavarura i ka detyruar keto te fundit qe te paraqiten nje nga nje ne Kuvend dhe te kerkojne me shume para. Dje ne Komisionin e Ligjeve u miratua mes toneve te larta dhe fyerjeve personale projektbuxheti qe parashikohet per keto institucione ne vitin 2011.


Gjykata Kushtetuese aq e sulmuar nga mazhoranca do te marre per vitin 2011 vetem gjysmen e buxhetit te kerkuar prej saj nderkohe qe problematike situata paraqitet edhe per institucionin e Avokatit te Popullit. Socialistet akuzuan mazhorancen se ka shkurtuar fondet e Gjykates Kushtetuese ne Buxhetin e vitit 2011 per arsye politike. Ne jo pak raste anetaret e kesaj gjykate kane rrezuar vendime te qeverise duke shkaktuar edhe nje perplasje institucionale midis qeverise dhe Gjykates Kushtetuese.


Perfaqesuesi i Gjykates Kushtetuese ne Komisionin e Ligjeve Kujtim Osmani kerkoi mbeshtetje me te madhe per shpenzimet operative dhe per investimet. Per te realizuar funksionet kerkon mbeshtetje financiare ne kete drejtime ne fondin e shpenzimeve operative tete milione leke me shume.


Per zerin investime na duhen 3.2 milione leke per te realizuar projektet qe kemi nisur por nuk i kemi perfunduar per shkak te mungeses se fondeve - theksoi Sekretari i Pergjithshem i ketij institucioni Osmani.


Nje kerkese e tille u pranua vetem pjeserisht nga perfaqesuesja e Ministrise se Financave. shte realizuar kerkesa kryesore e gjykates qe kishte te bente me numrin e punonjesve dhe fondin e pagave. Ka diference fare te vogel.


Pjesa e sigurimeve shoqerore qe korrigjohet. Pjesa tjeter e buxhetit asnjehere nuk mjafton por ne krahasim me nje vit me pare zeri mallra dhe sherbime eshte me rritje - sqaroi Mimoza Dhembi. Problematike per Gjykaten Kushtetuese eshte mbetet edhe pagesa e rojeve. Sipas qeverise ruajta e tyre do te behet me polici shteterore dhe private.


Problematike paraqitet situata edhe per buxhetin e ardhshem te Avokatit te Popullit i cili kerkoi me shume fonde per shpenzimet operative. Kemi pretendim per shpenzimet operative. Behet fjale per 15 milione leke te reja. Kjo duke pasur parasysh aktivitetin qe kryejme ne rrethe te ndryshme te vendit lidhur me organizimin e diteve te hapura dhe me rolin qe kryejme per parandalimin e tortures.


Ne fakt na eshte miratuar nje fond prej 13 milione e 750 mije leke te reja dhe nje diference prej 1 milione e 250 mije leke do te donim te shtohej - tha Florina Nuni qe mban postin e Avokatit te Popullit ne detyre.


Kerkesa e institucionit te Avokatit te Popullit u cilesua si racionale nga Ministria e Financave per nje shtese ne shpenzimet operative nderkohe qe fonde te tjera sipas Avokatit te Popullit ne detyre Florina Nuni do te sigurohet nga financimet e huaja.


Nje tjeter institucion qe paraqiti pretendimet per shtim fondesh ishte edhe Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurise te cilet kerkuan nje shtim fondi prej 700 mije lekesh. Kuvendi vendosi qe ti kerkoje qeverise nje rritje te fondit per kete institucion.


Debatet e djeshme ne salle


Viktor Gumi Ne nje terren kushtetues eshte interesante te diskutojme dhe ne kete pike. Informoj komisionin per nje kerkese te republikes ish-Jugosllave te Maqedonise qe ka ardhur ne Komisionin e Venecias sipas te ciles rrogat e pushtetit gjyqesor perfshire dhe anetaret e Gjykates Kushtetuese reduktohen 10 . Ajo ka shkuar ne kendveshtrimin a cenohet apo jo pushteti gjyqesor.


Pergjigjja ka qene absolutisht e lejueshme per shtetin te reduktoje ne nje mase te caktuar pushtetin gjyqesor. Ne nuk kemi ne kohen me te mire per buxhetin nuk kemi luksin per te bere cfaredolloj gjeje.


Nuk jemi as ne diten me te keqe te ketij buxheti. Besoj se shume gjera mund te permbahen. Nga 1000 tituj librash mund te blihen 100. Projekti i informatizimit mund te prese. Ndaj besoj se buxheti i kalkuluar realizon realizimin e detyrave.


Dashnor Sula Ne po krahasohemi me Gjermanine ti na kthen te Maqedonia.


Shegush Ligori Kaq inat i keni gjykatat


Pandeli Majko Mire qe te hoqen si minister se kushedi cdo te beje...


Shegush Ligori Ai zoteria atje nuk ka fytyre qe te ofendoje asnje deputet te ketij Kuvendi


Eduard Halimi Te thuash se karrieren tende e njeh cdokush nuk eshte fyerje.


Shegush Ligori Ti nuk ke punuar asnje dite si magjistrat o zoteri dhe ti e di shume mire.


Ilir Rusmali Ta mbyllim debatin jashte teme. Maqedonia nje vend qe kemi marredhenie te shkelqyera nuk mund te behet sherr se eshte turp per ne.


Kujtim Osmani Ruajtja nga roje private sipas vendimit te Qeverise. Vlera eshte llogaritur dy milione nga buxheti eshte dhene 1.129 milione leke. Paga per roje 15-20 mije leke.


Ilir Rusmali Mund te biem dakord per plus 6 milione leke


Mimoza Dhembi Mendojme se brenda totalit te fondeve mund te perballohen dhe aktivitetet nderkombetare te zgjidhen prioritetet.

ILDKP


Institucioni yne eshte ne parim dakord me kete buxhet por njekohesisht kerkon nje shtese ne planin e fondit te pagave ne vleren 700 mije leke kjo ne kuader te rishikimit te politikave te veta kontrolluese ne permiresimin teresor te infrastruktures institucionale ne funksion te rritjes se cilesise se kontrollit te interesave private.

Gjykata Kushtetuese


Per vitin 2011 ne projektligjin per buxhetin te paraqitura nga Keshilli i Ministrave per Gjykaten Kushtetuese jane parashikuar 100 909 mije leke nga 118500 mije leke qe ka qene kerkesa fillestare e ketij institucioni. Kerkesat e pambuluara ne projektbuxhetin e vitit 2011 per Gjykaten Kushtetuese jane per rreth -11700 leke nga te cilat per shpenzimet korrente me -8500 leke dhe per investimet me 3200 mije leke.


Avokati i Popullit


Per vitin 2011 Institucionit te Avokatit te Popullit i eshte parashikuar nje buxhet ne shumen prej 88.000.000 leke.


Konstatohet se ne pergjithesi zerat paga sigurime investime dhe kuota jane plotesuar me perjashtim te zerit te shpenzimeve operative i cili eshte pakesuar ne vleren prej 1.250.000 leke.


Ne dukje kjo shume mund te konsiderohet e vogel por ne qofte se do te rivleresohej nga ana juaj do te plotesonte dhe sherbente funksionimin normal te veprimtarise se institucionit.

Ekspertet theksojne se pezullimi i procesit te miratimit te dekreteve te Topit duhet te ishte kerkuar nga Gjykata Kushtetuese
Pezullimi i dekreteve juristet kunder Topallit


TIRAN - Vendimi i Parlamentit per te pezulluar kalimin e dekreteve te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese dhe per Gjykaten e Larte konsiderohet nga konstitucionalistet si antikushtetues.


Juristi Niazi Jaho theksoi se pezullimi i dekreteve te kreut te shtetit nuk parashikohet ne rregulloren e Kuvendit. Pezullimi i dekretit te presidentit nuk mbeshtetet ne ndonje nen te rregullores.


Ne qofte se Gjykata Kushtetuese qe ne nuk e dime do te vonoje pergjigjen e kerkeses ose vendimin e saj atehere do te vazhdojne te jene ne detyre anetare te cileve u ka mbaruar prej kohesh mandati. Ndersa per sa i perket Gjykates se Larte atyre qe u ka mbaruar mandati atyre jane larguar menjehere dhe Gjykata e Larte ka nje boshllek - u shpreh Jaho.


Edhe juristi tjeter Rustem Gjata eshte i mendimit se pezullimi i shqyrtimit te kandidaturave te presidentit Topi duhet te ishte marre nga vete Gjykata Kushtetuese dhe jo nga parlamenti. Gjykates Kushtetuese me ate kerkese qe e ka bere per interpretim te kerkonte qe ajo te vendoste vete pezullimin e shqyrtimit.


Ajo vete me nismen e saj per mendimin tim nuk duhej te pezullohej. Perderisa ia ka derguar Gjykates Kushtetuese kerkoja dhe te gjitha te tjerat - tha konstitucionalisti Rustem Gjata.


Juristet propozojne ndryshimin e neneve qe kane te bejne me riperteritjen e ketyre institucioneve te rendesishme te sistemit te drejtesise. Sipas Jahos nderhyrja ne Kushtetute do ti jepte zgjidhje perplasjeve institucionale mbi gjykatat.


Ketu ska te beje me interpretim por mund te shtrohet ceshtja e ndryshimeve ne Kushtetute dhe ne ligj - tha Jaho. Mosmarreveshjet qe kane lindur mes presidentit dhe Kuvendit jane pasoje e nje rregullimi jo aq te mire nga Kushtetuta. Duhet ndrequr Kushtetuta - u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›