Historia e gjobes ne Pogradec
Policia e Korces shpalli ne kerkim Oltion Camin per akuzat e "goditjes dhe fyerjes per shkak te cilesive te vecanta" dhe "mosbindje ndaj urdhrave te policise". Nga hetimet paraprake mesohet se i gjithe inati i ish-efektivit te policise se Pogradecit, ka lindur thjesht nga nje gjobe qe rrugori Resul Ravolli i ka vendosur nje te afermi te 30 vjecarit disa dite me pare per shkelje te rregullave te qarkullimit. Ne shenje hakmarrje, pasi ka mesuar per emrin e policit, Cami e ka gjetur duke e goditur me makine dhe kercenuar me jete. Burime nga spitali thane se Ravolli ka pesuar fraktura ne te dyja kembet, por nuk ka asnje rrezik per jeten. Per kapjen e Camit eshte kerkuar edhe ndihma e efektiveve te Pogradecit.