Dehen ne lokal, plagosin pronarin
ELBASAN- Dy te rinj akuzohen se kane rrahur ne gjendje te dehur pronarin e nje lokali dhe me pas i kane thyer pajisjet. Ngjarja ka ndodhur nje nate me pare ne lagjen "Haxhias" te qytetit te Elbasanit. Julian Balla, 31 vjec dhe Besnik Cani, 27 vjec, ne grindje e siper, nen ndikimin e pijeve alkoolike, dyshohen se kane goditur me sende te forta duke i shkaktuar demtime ne pjese te ndryshme te trupit, pronarit te lokalit. Me pas ata kane vazhduar hakmarrjen duke i thyer edhe pajisjet ne lokal. Per ngjarjen eshte njoftuar policia, e cila ka arrestuar ne flagrance dy autoret qe fillimisht u shoqeruan ne komisariat. Burime nga spitali thane se i demtuari 50 vjecar ndodhet jashte rrezikut per jeten, por me fraktura te renda ne trup. Ndaj autoreve te dyshuar ka nisur ceshtja penale e "plagosjes" dhe e "shkaterrimit te prones".
F.S.
F.S.