E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët ; Publikohen vendet bosh në Universitetin e Shkodrës

Universitet e rretheve kanë nisur tashmë të bëjnë publike vendet e mbetura bosh pas përfundimit të fazës së parë. Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” bën me dije se nga 2040 maturantë janë regjistruar rreth 1808, duke mbetur bosh 232 vende. Maturantët të cilët kanë rezultuar fitues në fazën e parë në preferencat e kërkuara prej tyre, kanë ende shpresa për të ndryshuar fatin e tyre. Pasi të ketë mbaruar faza e parë, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, maturantët mund të vazhdojnë procedurat për të fituar një preferencë më të lartë. Aktualisht, në të gjitha universitetet e vendit ulet viza e pranimeve për të plotësuar përkatësisht vendet e mbetura bosh dhe pritet që prej këtyre kuotave të përfitojnë studentët të cilët kanë fituar një preferencë më të ulët. Praktikisht, ata mund të ngjiten në preferenca më të larta, duke pasur parasysh edhe pikët e arritura prej tyre.

NR DEGA Kuotat Regjistruar Vende bosh

1 JURIDIK 200 179 21

2 FINANCË 100 88 12

3 BIZNES 100 87 13

4 TURIZËM 100 87 13

5 GJUHË-LETËRSI 120 104 16

6 HISTORI 110 102 8

7 GJEOGRAFI 110 97 13

8 GAZETARI 80 76 4

9 CIKLI I ULËT 100 86 14

10 PSIKOLOGJI 80 71 9

11 PUNË SOCIALE 70 64 6

12 CIKLI PARASHKOLLOR 60 48 12

13 EDUKIM FIZIK 70 68 2

14 INFERMIERI 90 81 9

15 MAMI 75 69 6

16 FIZIOTERAPI 35 28 7

17 INFORMATIKË 70 62 8

18 BIOKIMI 120 105 15

19 MATEMATIKË 60 53 7

20 FIZIKË 50 45 5

21 ANGLISHT 70 68 2

22 ITALISHT 80 70 10

23 GJERMANISHT 35 27 8

24 FRËNGJISHT 55 43 12

UNIVERSITETI 2040 1808 232

Universiteti i Durrësit

Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrimit 28 vende bosh

Në Fakultetin e Edukimit 28 vende bosh

Shkolla e lartë profesionale 50 vende bosh

Në total janë 106 vende bosh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›