Këtu nuk ha kush burg pse vret njeriu, jo më lopa
Një rast i pazakontë ka habitur opinionin publik në Gjermani.
Një grua 60 vjeçare ka dalë përpara gjyqit, e akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
Ajo në fakt nuk ka bërë gjë, por lopa e saj ka vrarë një kalimtare.
Çfarë ka ndodhur?
Një grua 57 vjeçare është gjetur e vdekur në një nga fushat e Dillenburg.
Trupi i saj kishte disa kocka të thyera dhe plagë të shumta të brendshme.
Prokuroria thotë se lopa ka vepruar e nxitur nga instinktet e nënës për të sulmuar kalimtaren.
Nuk kishte shumë kohë që lopa Verona ishte bërë nënë.
Pronarja Maria Gerda G. nuk e ka lidhur siç duhet lopën e saj, duke e lënë të lirë.
Në arrati ajo kishte lindur viçin, çka e kishte bërë shumë agresive.
Policia madje përdori një helikopter për të gjetur Veronën.
Maria hedh dyshime për versionin e policisë.
Në total ajo mund të dënohet me pesë vite burg./ep

