E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta anti-droge BE Policia shqiptare me e mira ne Ballkan

Vleresohet arrestimi ne nje operacion te perbashket me forcat amerikane dhe gjermane qe coi ne arrestimin e 57 personave dhe hetimet speciale qe shkaterruar 47 grupe kriminale

Viti 2010 ishte viti i zhvillimit dhe zbatimit te nje strategjie te re kombetare strategji qe perputhet teresisht me standardet evropiane per vitin 2009-2011 ndersa ka arritur rezultate shume te mira ne luften kunder krimit. Grupi pergjegjes per drogen ne Keshillin e Ministrave te Bashkimit Evropian ka vleresuar nje dite me pare gjate analizes se tij te bere per gjithe rajonin e Ballkanit ne luften kunder trafikut te lendeve narkotike punen e bere nga Policia e Shtetit. nderkohe qe ne rekomandimet qe ky grup i ben Shqiperise kerkohet perpjekje me te medha per luften ndaj korrupsionit.

Ne raportin e perpiluar nga ekspertet e BE-se vendi yne eshte vleresohet me nota shume pozitive per luften ndaj trafikut te droges gjate vitit qe sapo lame pas madje per me teper eshte theksuar se Shqiperia eshte i vetmi vend i Ballkanit qe ka korrur sukses. Shprehimisht ne raportin e grupit evropian per drogen ne Ballkan eshte vleresuar se ne 2010-n Shqiperia mundi te arrinte rezultate shume te mira fale perpjekjeve qe policia beri ndaj biznesit nderkombetar te droges. 2010-a ishte viti i zhvillimit dhe zbatimit te nje strategjie te re kombetare strategji qe perputhet teresisht me standardet evropiane per vitin 2009-2011 - thuhet ne raportin e Bashkimit Evropian. Gjithashtu ne raport eshte vleresuar zgjatja e moratoriumit per skafet si funksionimi i qendres nderinstitucionale te Durresit me pajisje moderne te reja qe kane treguar efikasitetin e vet me detektimin e 5 tentativave te kontrabandes drejt Italise. Lidhur me kultivimin e lendeve narkotike raporti i BE-se vleresoi se njesite antidroge kane njohuri shume me te mira dhe kontakte shume me te aferta me qeverine lokale dhe se ato reagojne shume me shpejt se ne te kaluaren.

Nderkaq per shkaterrimin e kultures se bimeve narkotike eshte vleresuar se vetem brenda vitit 2010 jane shkaterruar 40 e siperfaqeve te mbjella nje shifer rekord brenda nje viti qe i ka dhene Shqiperise kete vleresim te Bashkimit Evropian i cili kerkon nderkohe qe te vazhdohet puna per heroinen dhe kokainen. Nje aksion i suksesshem se bashku me forcat amerikane dhe gjermane coi ne arrestimin e 57 personave - thuhet ne raport duke u evidentuar gjithashtu se ne saje te njesise te forcimit te ligjit dhe oficerit te policise Selfollari jane kryer hetime speciale dhe shkaterruar 47 grupe kriminale ne te gjitha vendin.

Ne raportin e djeshem te grupit kunder droges ne seline e BE-se eshte bere nderkohe krahasimi midis vitit 2003-2004 kur niveli i trafikut te droges ka qene ne majat e tij me te larta me vitin 2010 ku niveli i qarkullimit dhe droges ne vend eshte pothuajse zero. Gjithashtu ekspertet e BE-se qe kane perpiluar analizes jane shprehur se bashkepunimi me Europolin dhe Interpolin dhe PAMECA ka vene ne pah se ka zhvilluar trajnime te suksesshme me oficeret e forcimit te ligjit. Sipas raportit te Bashkimit Evropian eshte rritur bashkepunimi midis doganave por ndarja e informacionit te inteligjences midis te gjitha forcave te policise ashtu dhe patrullat e perbashketa mbeten prioritet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›