E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha S039ka puc qe ndal progresin per ne BE

Zgjedhjet e 8 majit do te jene me standardet evropiane. Buxheti afatmesem Berisha Rritje pagash dhe pensionesh se shpejti fituesi i autostrades Tirane-Elbasan

Kryeministri Sali Berisha siguroi dje shqiptaret se asnje konflikt politik apo puc ndaj qeverise nuk do te mund te ndale zhvillimin ekonomik te vendit dhe progresin drejt integrimit ne BE. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Berisha vuri ne dukje se projektimet per ecurine e vendit jane te zbatueshme dhe plotesojne standardet e kerkuara nga Bashkimi Evropian. Kreu i qeverise serish perseriti se kjo mazhorance eshte e vendosur per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme me 8 maj duke garantuar se zgjedhjet lokale do te jene te standardeve evropiane brenda nje procesi thellesisht transparent.

Une garantoj qytetaret shqiptare se zgjedhjet e 8 majit do te jene zgjedhje te standardeve evropiane. Se ne ne zgjedhje do te konsolidojme standardet e arritura te vullnetit te hekurt per te kristalizuar ne kete vend tekniken me te sakte ne bote ne numerimin e votave. Ne do te permiresojme cdo hap do te bejme nje proces thellesisht transparent - tha Kryeministri Sali Berisha. Ai u ndal gjate tek buxheti afatmesem i cili nxjerr vendin nga varferia. Ky buxhet perben leven e Arkimedit per shnderrimin brenda vitit 2017 te Shqiperise si nje vend i zhvilluar. Ne kete buxhet afatmesem ne do te nxjerrim cdo familje shqiptare nga mjerimi. Nje puc aventurieresh kurre nuk do te munde te ngadalesoje reformat e kesaj qeverie per ndertimin ketu te Shqiperise evropiane - vijoi Berisha. Nje sere projektesh infrastrukturore do te financohen gjate ketij vitit nga buxheti i shtetit. Rruga e Arbrit pritet te ndertohet ne pjesen me te madhe gjate ketij viti. Kryeministri permendi se buxheti mundeson zhvillimin e shume sektoreve si shendetesia mjedisi arti sporti dhe kultura. Duke kaluar tek nje ceshtje tjeter te rendesishme sic ishte buxheti afatmesem 2011- 2013 kreu i qeverise tha Ky buxhet perben leven e Arkimedit per shnderrimin brenda viti 2017 te Shqiperise nje vend te zhvilluar nje vend qe ecen drejt nje horizonti te ri te merituar per shqiptaret. Buxheti afatmesem parashikon mbeshtetjen financiare per te gjitha reformat e medha te shnderrimit te Shqiperise ne nje Shqiperi evropiane. Nje puc tentoi ne menyre thelbesore imazhin e Shqiperise por nje puc nuk mund te ngadalesoje reformat e kesaj qeverie per ndertimin e Shqiperise evropiane. Ne konceptin tone kjo eshte nje Shqiperi e shoqerise se lire - theksoi z. Berisha.
Duke analizuar ne te gjitha aspektet buxhetin afatmesem kreu i qeverise tha Buxheti qe do te miratohet mbeshtet akset rrugore te ketij vendi nga Vermoshi ne Kakavije. Se shpejti do te shpallim fituesin e kompanise qe do te ndertoje autostraden Tirane-Elbasan e cila do ta afroje mjaft shume kete qytet me metropolin. Kryeministri Berisha premtoi se deri ne 2013-n do te rriten rrogat dhe pensionet. Buxheti afatmesem do te mbeshtese turizmin qe u demtua rende nga flaket e nje puci. Ne fytyren e bukur te Shqiperise qe u shpall E Bukura e Dheut u ndezen zjarre per ta djegur. Por ne do ta sherojme - deklaroi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›