Kroaci, trafikonin qënie njerëzore, 11 në pranga
ZAGREB- Policia kroate arrestoi 11 persona të dyshuar se kishin kaluar nga Serbia fqinje më shumë se 120 imigrantë të paligjshëm që dëshironin të shkonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), theksoi sot Ministria e Brendshme kroate.
''Të 11 personat dyshohen se kishin organizuar trafikun e të paktën 123 personave, pjesa më e madhe shtetas afganë, nga Serbia drejt Sllovenisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian'', theksoi ministria në një komunikatë.
Kroacia përbën një rrugë kalimi të përdorur nga grupet kriminale për trafikun e drogës, armëve dhe qënieve njerëzore drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
(m.a/BalkanWeb)