E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimi/Kasapi i Ballkanit, Ratko Mlladiç kalon natën e parë në qelinë e izoluar

01-06-2011 / Gazeta 55

Ish- komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, e ka kaluar natën në një qeli të izoluar pas ekstradimit të tij në Gjykatën e Hagës, për tu përballur me akuzat për genocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë.


Zyrtarët e Gjykatës së Hagës kanë deklaruar se izolimi është standard, ndërsa kanë shtuar se 69- vjeçari, Mlladiç, pritet që gjithashtu të kontrollohet nga një mjek. Mlladiç pritet të paraqitet në gjyq brenda pak ditësh, kur edhe të merret në pyetje dhe të konfirmohet edhe identiteti i tij. Mlladiç u ekstadua nga Beogradi të martën, më pak se një javë pasi u arrestua nga autoritetet serbe.


Mlladiç akuzohet për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve në qytetin boshnjak të Srebrenicës, në korrik të vitit 1995 si dhe për rrethimin katër vjeçar të Sarajevës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›