Raikkonen serish ne Formula 1

Kimi Raikkonen është gjithnjë e më pranë kthimit në Formula 1. Piloti finlandez ka filluar bisedimet me skuadrën e Uillimas, gjë që konfirmohet edhe nga një prej aksionerëve të saj, Toto Volf.
‘Gjithcka është e vërtetë"-the Volf për "Kronen Xajtung"- kemi filluar bisedimet me Raikkonen dhe ky është vetëm një nga opsionet tona. Zgjedhje të tjera mund të jenë edhe Zhyl Bianki e Valteri Botas”.
Nga ana e tij, drejtuesi i skuadrës Adam Parr ka deklaruar se për momentin ende nuk është bërë një njoftim zyrtar, por nuk përgënjeshtron mundësinë e ardhjes së Raikonen te Uilliams.
Nëse finlandezi do të arrijë një marrëveshje me Uilliams, kjo do të thotë se ai do të zëvendësojë Rubens Barrichello. Këtë sezon kjo skuadër pati rezultate shumë zhgënjyese duke marrë vetëm 5 pikë, ndërkohë që piloti brazilian vetëm 2 herë është kualifikuar në zonën e pikëve në garat e Formula 1
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 Kriza godet Formula 1
Plani i Berni Ekleston për të zhvilluar 20 gara në Botërorin e vitit 2012 po komplikohet gjithnjë e më shumë. Mësohet se 3 nga garat e Formula 1 për vitin 2012 rrezikojnë që të mos përfshihen në kalendarin e vitit të ardhshëm dhe shkak për këtë bëhet kriza ekonomike dhe ajo politike. F1, Rosberg dëshiron Ferrarin
Nico Rosberg kërkon që në vitin 2013 të pilotojë një Ferrari. Formula 1 në Indi mes varfërisë
Për shumë nga kapacitetet ekonomike që ofron India, zhvillimi i një gare të Formula 1, është parë si një shembull sesi bizneset private mund të organizojnë evente të klasit botëror. F1, provat e lira në Indi, Hamilton i pari
Piloti i McLaren Mercedes, Lewis Hamilton, regjistroi kohën më të shpejtë në provat e lira të së premtes në Çmimin e Madh të Indisë, pistë e cila regjistron debutimin e saj në këtë sezon të Formulës 1.
Vettel: E njoh pistën e Indisë vetëm nëpërmjet simulatorit
Sebastian Vettel, piloti i Red Bull, i cili ka fituar tashmë titullin kampion bote në Formulën 1, shprehet se po përgatitet për garën e radhës në Indi pa pasur fare njohuri për pistën Buddh ku do të zhvillohet gara.
Lajmet kryesore
"Statusi", Berisha: Opozita po na bllokon
"Shqiptarët i merituan vizat"
Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
ACR nuk nis ende punën