Një 35-vjeçar është plagosur në Fier paraditen e sotme. Genci Driza është qëlluar me armë gjahu në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Cakran. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit.