E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historiani grek: Ja se si i masakruam çamët

Në vitin 2007, kur merresha me projektin dhe realiz imin e veprimtarive kushtuar historisë dhe kulturës së Çamërisë, z. Hilmi Saqe më solli për të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, ca fletë të zverdhura nga koha. Ato ishin të fotokopjuara. Me duart që më dridheshin dhe me shikim të turbulluar (pse ta fsheh nga lotët), i shfletova disa herë dhe i lexova me dhimbje ato fletë. Ato nuk janë as kujtime, as kronika të tragjedisë çame, as të dhëna për masakrat e viteve 1944-1945. Ato janë më shumë se kujtime, më shumë se kronika individësh, më shumë se raporte të shtabeve të Luftës se Dytë Botërore në Çamëri. Ato janë lista me emrat e të masakruarve. Nuk janë të plota. Janë një pjesë (vetëm 13 faqe). Duhet të kenë qenë qindra faqe, sepse diku në fund të tyre dallohen numrat 105, 106, të faqeve. Krahas tyre, z. Hilmi Saqe më dha edhe një listë tjetër, ku janë shënuar emrat e atyre që kanë deponuar për masakrat në Paramithi, Pargë, Filat, Spatar, Vola, Vërselë, Smarte. Ndoshta këta apo edhe të tjerë kanë dhënë edhe emrat e të masakruarve çamë nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës. Ç'përmbajnë këto lista? Janë lista me fëmijë të masakruar nga forcat zerviste gjatë 1944-1945, emrat e pleqve e grave të masakruara e të humbura gjatë 1944-1945, emrat e të marrëve e sakatëve të masakruar gjatë 1944-1945, familje të zhdukura dhe të masakruara gjatë 1944-1945.
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›