E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltari: Orët e Sali Berishës pas humbjes së zgjedhjeve

Dje në mesditë, pasi dola nga zyra e kryeministrit Berisha, i thashë kolegut tim Ylli Asllani se do nxitoja të botoja në “Facebook”, në shenjë mirënjohjeje ndaj kryeministrit Berisha, për përkushtimin në punët e tij të bukura për Shqipërinë, ku unë isha dëshmitar dhe e ndihmova sa munda, një foto të përbashkët. E shoqërova foton me të, me një dedikim. Thashë se jam krenar që për afro dy vjet e ndihmova në punët e bukura për Shqipërinë, njeriun e mirë, intelektualin e shquar dhe shqiptarin e madh Sali Berisha! Ngela pa mend nga reagimi! Qindra miq e të panjohur, demo-kratë e socialistë, nga Kosova, Maqedonia dhe gjithë bota, i bënë “like” dhe e mbushën me komente statusin dhe foton me Berishën! Unë kam vite që operoj në “Facebook” dhe ata që kam miq e dinë se i marr ca “like” edhe për statusin më tip koti si “I Marri” i shpallur me kohë, por më besoni, nuk prisja atë numër! 

Nuk ishte për mua, shumica dërrmuese ishte për Berishën. Ishte dita që ai po merrte lajmin më të keq të jetës, humbjen me përmasa të jashtëzakonshme në zgjedhje, dhe njerëzit po i thoshin me ato pëlqime, se ai nuk e meritonte këtë humbje dhe se ata e vlerësonin me fjalët e mia, por edhe më shumë akoma, Berishën. Do dëshmoj më pas edhe për “sekretin” e ditës së parë të humbjes së tij, por do kthehem edhe njëherë tek statusi në “Facebook”, kur dikush shpotiti, - nuk flas për atë që lehu, - se në çfarë punësh të bukura e paskësha ndihmuar unë Berishën, nëse nuk ishte sekret?! Nuk do i përgjigjesha tani sikur, shih, Berisha vetë e paska thyer heshtjen e pas-zgjedhjeve dhe paska futur në “Facebook” reagimin e tij se gazsjellësi TAP qenka shpallur fitues. “Kjo është një fitore për gjithë shqiptarët!”, shkruan Berisha. Kaq?! Por jo o njeri, jo! 
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›