Historiku - Si lindi dhe u zhvillua inisiativa e Kartës së Adriatikut
2 maj 2003- Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nënshkruan në Tiranë Kartën e Partneritetit, e cilësuar si një harte rruge për integrimin Euro-atlantik të tre vendeve, duke institucionalizuar iniciativën e përbashkët të Presidentëve të këtyre vendeve, ndërmarrë në Samitin e NATO-s në Pragë (nëntor 2002), me synim realizimin e vizionit të përbashkët për një Europë të lirë, të plotë dhe të sigurtë.
12 qershor 2003- Ministrat e Mbrojtjes së A3-shit zhvilluan në Bruksel, takimin e parë trepalësh pas nënshkrimit të Kartës.
27 shtator 2003 - Konferenca e Ohrit, në Maqedoni, e titulluar “Zbatimi i Kartës së Adriatikut”, mblodhi përfaqësues të rëndësishëm të vendeve partnere dhe anëtarëve të NATO-s.
12 tetor 2003- Delegacionet e tre vendeve partnere, të kryesuara nga Ministrat e Mbrojtjes zhvilluan një takim pune në Tiranë, që u finalizua me nënshkrimin e një Deklarate të Përbashkët.
4-7 nëntor 2003- Pala kroate, në bashkëpunim me Qendrën Marshall, organizoi në Dubrovnik një konferencë me temë ”Drejt Anëtarësimit në NATO: Harmonizimi i Përpjekjeve në Europën Juglindore”, me pjesëmarrjen e delegacioneve të tre vendeve partnere.
14 nëntor 2003- U mbajt në Uashington takimi i parë i Komisionit të Partneritetit në nivel ministrash të Jashtëm në kuadrin e Kartës së Partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, me qëllim vlerësimin e progresit të bërë dhe përvijimin e hapave të mëtejshëm.
7-8 shkurt 2004- Në Konferencën e 40-të të Mynihut për Politikat e Sigurisë, vendet e A3-shit morën pjesë me delegacione në nivel ministrash të Mbrojtjes dhe të Jashtëm, duke realizuar një numër takimesh të përbashkëta.
18-19 mars 2004- Samiti i Bratisllavës mblodhi së bashku Kryeministrat e vendeve të Grupit V-10 dhe të Vishegradit, të cilët u deklaruan në mbështetje të anëtarësimit të shpejtë të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO.
29 mars 2004- Kryeministrat e vendeve të A-3, morën pjesë në Uashington në ceremoninë e ngritjes në Shtëpinë e Bardhë të flamujve të shtatë anëtarëve të rinj të NATO-s, pjesëmarrëse të nismës Vilnius 10. Në fjalën përshëndetëse, Presidenti amerikan, George Bush, u shpreh se “Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia... të bashkuara nën Kartën e Adriatikut, po ndërtojnë demokraci të forta në vend, të cilat mund të kontribuojnë në përpjekjet e NATO-s në botë. Shtetet e Bashkuara i mbështesin këto përpjekje. Dera për në NATO do të mbetet e hapur derisa e gjithë Europa të bashkohet në paqe dhe liri”.
2 maj 2004- Ministrat e Jashtëm të A3-shit dolën me një deklaratë të përbashkët me rastin e njëvjetorit të nënshkrimit të Kartës, duke e përshëndetur këtë dokument partneriteti dhe solidariteti, si një mjet të fuqishëm në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
19-20 maj 2004- U zhvillua në Shkup takimi i dytë i Komisionit të Partneritetit në nivel ministrash të Jashtëm.
1 Janar 30 Qershor 2005- Shqipëria merr kryesimin për koordinimin e aktiviteteve të Kartes se Adriatikut.
13-14 Shkurt 2006- Mbahet në Uashington Komisioni i Partneritetit të vendeve të Kartës së Partneritetit ndërmjet SHBA-ve, Shqipërisë, Maqedonise dhe Kroacise.
24-26 Prill 2006- Mbahet në Kroaci takimi i Ministrave te Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes te vendeve te Kartes se Adriatikut, me Ministrat e Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes te Vendeve Balltike.
14 Tetor 2007- Zhvillohet takimi i Ministrave të Mbrojtjes dhe atyre të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni dhe SHBA), tre vendeve të Balltikut (Estoni, Letoni, Lituani) si dhe përfaqësues të NATO-s, në Split të Kroacisë. Takimi i Splitit pati në qendër të bisedimeve forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave në procesin e përgatitjeve për anëtarësim në NATO.
22 tetor 2007- Ministrat e Mbrojtjes të vendeve A3 zhvillojnë një takim të veçantë, në formatin US-A3, me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Robert M. Gates, i cili mori pjesë në punimet e takimit të përvitshëm të SEDM-it, që u zhvillua në Kiev të Ukrainës.
22 shkurt 2008- Në Uashington zhvillohet Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Kartës së Adriatikut. Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Zv/Asistent Sekretari i Mbrojtjes për Politikat e NATO-s dhe ato Europiane, Daniel Fata, shprehën angazhimin e tyre maksimal për të forcuar bashkëpunimin përmes iniciativës së Kartës së Adriatikut.