Kupa, shmanget derbi në gjysmëfinale
Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë ka evituar një përplasje të mundshme mes dy skuadrave kryeqytetase të mbetura në garë, Dinamos dhe Tiranës. Këto dy ekipe do të jenë përballë gjysmëfinalisteve të tjera, Vllaznisë dhe Elbasanit, të cilat e shohin këtë aktivitet si mënyrën më të mirë për siguruar një vend në Kupat e Evropës, pasi në kampionat mbeten shumë larg ekipeve kryesuese. Fituesi i Kupës së Shqipërisë garanton pjesëmarrjen në Kupën UEFA, dhe me përjashtim të Dinamos, skuadrat e tjera e kanë cilësuar si objektiv kryesor atë që zakonisht shihet si turneu i dytë futbollistik për nga rëndësia në vendin tonë.
Në shortin e hedhur dje në FSHF, çifti i parë që ka dalë nga hedhja e goglave ishte Vllaznia-Dinamo. Formacioni shkodran do të luajë në fushën e tij ndeshjen e parë që zhvillohet më 9 prill, ku do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive në Kupë, pas eliminimit të një tjetër pretendenteje, Besës. Për shkodranët e drejtuar nga Dervish Haxhiosmanoviç, Kupa e Shqipërisë ka qenë objektivi kryesor i sezonit, pasi kërkohet fitorja e një trofeu dhe arritja e kualifikimit në Kupat e Evropës. Vllaznia e ka fituar pesë herë trofeun, ndërsa për herë të fundit ka qenë në finale dy edicione më parë, kur u mund 1-0 nga Tirana. Nga ana tjetër, skuadra e Dinamos shkon drejt kësaj sfide pa presionin e një fitoreje të domosdoshme. Blutë kryeqytetas udhëheqin kampionatin dhe falë shkëputjes që kanë nga skuadrat ndjekëse, duket se kanë siguruar një vend në Evropë për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë kërkuar impenjim maksimal për të synuar gjithçka në këtë edicion, i cili pritet të kthejë lavdinë e dikurshme të skuadrës që ka fituar 13 herë Kupën e Shqipërisë. Për blutë, avantazhi më i rëndësishëm vjen nga zhvillimi i ndeshjes së dytë më 23 prill në kryeqytet. Në dy takimet e kampionatit të këtij edicioni, bilanci flet për Dinamon, që ka fituar 1-0 ndeshjen e fazës së parë në Shkodër, duke barazuar 0-0 në takimin e fazës së dytë të zhvilluar në kryeqytet.
Çifti tjetër do të jetë Elbasani-Tirana, dy skuadra që në edicionet e fundit kanë dominuar futbollin shqiptar. Verdheblutë, dy herë fitues të Kupës, luajnë ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe ashtu si Tirana, objektivi kryesor i sezonit mbetet pikërisht Kupa e Shqipërisë. Ndaj kjo sfidë pritet të dhurojë shumë më tepër emocione, ashtu siç kanë qenë edhe ndeshjet e këtij sezoni mes dy ekipeve. Në tri ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni, Tirana ka epërsinë në rezultate. Pas barazimeve 1-1 dhe 2-2 të dy fazave të para të kampionatit, në fazën e tretë doli fitimtare Tirana, e cila arriti një sukses të rëndësishëm 2-1, ndonëse me 9 lojtarë në fushën e lojës.