Historiku i godinave të dy fakulteteve
Shembja
Për vite me radhë, në godinën e Fakultetit të Juridikut dhe atij të Shkencave Sociale janë evidentuar një sërë problemesh. Godinat e të dy fakulteteve kanë pësuar plasaritje të mureve, madje ka pasur edhe shembje të tyre. Pothuajse në të njëjtën situatë paraqitet edhe Fakulteti i Shkencave Sociale, i cili është i dëmtuar dhe rrezikon shembjen. Këto fakte kanë shqetësuar pa masë studentët dhe stafin akademik. Shqetësimet e tyre janë bërë publike herë pas here. E megjithatë, transferimi i tyre ndodhi vetëm kur u përjetua shembja e parë brenda këtyre ambienteve.
Bojkoti
Problemet me godinën e Fakultetit të Juridikut dhe atë të Shkencave Sociale kanë disa vite që janë shfaqur. E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të rrezikut të shembjes së godinës së Fakultetit të Drejtësisë dhe atij të Shkencave Sociale që janë ngjitur me njëri-tjetrin. Për pasojë, studentët vendosën ta bojkotonin mësimin, deri në zgjidhjen konkrete të situatës që paraqitej tepër shqetësuese për ta.
Inspektimi
Pas largimit të studentëve nga godina e Juridikut, ekspertët nisën menjëherë matjet dhe inspektimet e nevojshme për të kuptuar rrezikshmërinë që mund të shkaktonin këto ambiente. Pas disa kohësh, po këta ekspertë dolën në përfundimin se në atë godinë nuk mund të realizohej mësim normalisht, pasi godina nuk mund ta përballonte një situatë të tillë. Sipas tyre, nëse nuk shmangej prezenca e studentëve dhe e stafit akademik në këto godina, kishte shumë mundësi që të shkaktohej ndonjë tragjedi. Në auditorët e saj muret janë plasaritur. Kjo ka ardhur si pasojë e ndërtimit të një kati shtesë një vit më parë.
Zgjidhja
Për shkak të rrezikut që mund të shkaktohej duke bërë mësim në ambientet e këtyre fakulteteve, studentët u transferuan në shkollat e para që u erdhën menjëherë në ndihmë nevojës së tyre për godina. Fakulteti i Gjeologji-Minierave, kinoklubi i Qytetit Studenti, si dhe gjimnazi "Petro Nini Luarasi" ishin disa nga mikpritësit e studentëve të Shkencave Sociale dhe Juridikut.