Kaloi elb kontrabandë, pranga një 52-vjeçari
Tenton të kalojë elb kontrabandë ndalohet në flagrancë 52- vjeçari Jelen Hoxha, nga Shishtaveci. Burime të policisë së Kukësit bëjnë të ditur se Hoxha ka qenë duke tentuar të transportonte rreth 5 tonë elb me automjetin e tij në drejtim të Tiranës. Ndalimi tij u bë rreth orës 07:00 të së hënës te vendi i quajtur "Ura e Uzinës", rreth 5 km larg qytetit, teksa i akuzuari vinte me kamionin e ngarkuar. Hoxha, siç ka pranuar më pas në polici, transportonte nga Kosova për në Shqipëri elb distik që përdoret gjerësisht për prodhimin e birrës, si dhe në industrinë farmaceutike. Burime të policisë shtojnë se ndalimi i tij është bërë pas marrjes së një informacioni në rrugë operative. Vetëm disa qindra metra pa u futur në autostradë, mjeti është ndaluar nga policia për kontroll dhe i është gjetur ngarkesa kontrabandë. Tashmë mbi 52-vjeçarin nga Shishtaveci rëndon akuza e kontrabandës.
Su.Di.
Su.Di.