Historiku i punës për punonjësit e ish-kooperativave
09/06/2011 ISSH : Shkon drejt fundit informatizimi i periudhave kontributeve duke filluar nga 1946 deri më 1991
Procedura për tërheqjen e vërtetimeve për kontributet si dhe përfitimet nga skema e pensioneve
Organet e sigurimeve shoqërore pohojnë se kanë përfunduar së detajuari të gjitha periudhat kontributeve që u takojnë të punësuarve në ish-kooperativat bujqësore. Konkretisht bëhet fjalë për saktësimin dhe informatizimin e të dhënave të marra nga të gjithë regjistrat e ish-kooperativave bujqësore, duke iu referuar periudhave kohore nga vitet 1946–1991. “Të dhënat kontributeve që i përkasin këtij harku kohor po i nënshtrohen një përpunimi, i cili ka të bëjë me certifikimin e tyre, administrimin unik, restaurimin, mirëmbajtjen si dhe me hedhjen e të dhënave që pasqyrohen në to në një bazë të dhënash kombëtare, bazë kjo që po krijohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. ISSH-ja me anë të këtij veprimi synon të informojë opinionin publik që ka përfunduar tërheqja, certifikimi, përpunimi i dokumentacionit, si dhe hedhja e të dhënave në bazën kombëtare të të dhënave për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore për 12 rajonet në vend”, - konfirmohet nga burimet zyrtare të këtij institucioni. Kështu, saktësimi i të dhënave ka përfunduar për rajonet Berat, Fier, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kukës, Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Lezhë, ndërkohë janë në proces dy rajonet e fundit, Dibra dhe Korça. Ekspertët e institutit kanë shpjeguar edhe procedurën që duhet të ndjekin të gjithë personat që kanë punuar pranë këtyre kooperativave, se si duhet të veprojë për të tërhequr dëshmitë dhe vërtetimet përkatëse për historikun e tyre të punës. Për këtë konfirmohet se të gjithë shtetasit e interesuar (punonjësit e ish-kooperativave bujqësore dhe të vetëpunësuarit në bujqësi) për t’u pajisur me vërtetimin për historinë e tyre kontributive si dhe për përfitimet që rrjedhin nga kontributi i paguar, ata duhet të vazhdojnë të paraqesin kërkesat e tyre pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore. vendim ky që argumentohet me faktin se pavarësisht lëvizjes së dokumentacionit, qytetarëve u sigurohet shërbimi në kohë reale pranë vendbanimeve të tyre. “Sqarojmë gjithashtu se hedhja e të dhënave të ish-kooperativave bujqësore në bazën kombëtare është bërë e centalizuar, pra dokumentacioni është tërhequr në ISSH, është përpunuar dhe më pas është hedhur në program. Përveç kësaj, krahas përfundimit të plotë të kësaj baze të dhënash, është bërë e mundur që t’u krijohet akses rajoneve që të mund të konsultojnë on-line të dhënat për efekt dhënie përfitimesh, pa qenë e nevojshme që të përdoren regjistrat në të cilat pasqyrohen këto të dhëna”, - pohohet zyrtarisht nga ky institucion. Sipas tyre, kjo mënyrë të operuari në praktikë siguron shpejtësi, uniformitet, kontroll të kryqëzuar në kohë reale dhe transparencë në dhënien e përfitimit. Krijimi i bazës kombëtare të të dhënave të regjistrave të ish-kooperativave bujqësore është i kombinuar me një projekt tjetër për krijimin e një baze tjetër kombëtare të dhënash për kontributet e paguara nga të vetëpunësuarit në bujqësi për periudhën 1.10.1993 e deri më sot. Projekti i dytë ka përfunduar më 31 maj 2011. Implementimi i të dy këtyre projekteve në mënyrë të kombinuar ka bërë të mundur që për zonat rurale, që përfshin rreth 51 për qind të popullsisë, ISSH-ja është në fazën përmbyllëse të objektivit për krijimin e llogarive personale të kontribuesve, si dhe përfundon krijimi i historikut të sigurimeve shoqërore.